Poezi nga Agim Desku

Posted on March 21, 2017

0


Poezi nga Agim Desku

 

PLAS O DITË

Kur nuk dëgjoj bilbil,as aromë trëndafili
E them,plas o ditë së më je e kotë
Dua të rri e t῾i flasim jetës
Ashtu si di unë me yjet kokë me kokë.

Të dielen e dua si përherë
E tëra më sjell vetëm pranverë
Dhe në vend të botës së armiqsive
Unë ju fal lutje perëndive.

Nëse do plasim të dytë në një fjalë
Ku veç Dielli e mban për ne
Asnjëri nuk ishim sot ,mëkatar të vetës
Ndoshta nuk e kuptova mirë mesazhin e jetës.

Më merr o ditë e re në një cep të fjalës
Më lë të bëhem e vetmja legjendë e përrallës
Nëse do ndalo një frymë për ta dhënë
E di si ma ruan, në dashuri për atdhenë.

 

NUK E HARROJ SHIFRËN E “PURGATORIT”

Nuk i besova vetes kur u rrëfeva të dielen
Si u gjenda në Purgatorin e Dantes
Emrin ma kishin pagëzue me shifrën ,,501KH’’
Pranova të bëhem hi e pluhur , flakës së jetës.

Nuk e doja fjalën e dhënë të ma fundosin thellësive të ferrit
Luftova për jetë a vdekje të ruaja gjuhën e Zotit shqip
Kur e flisja njëmijë vjet edhe para vet Krishtit
Ta sundoja botën me fjalët që hyjnitë m῾i falën.

Ia dola të ngritëm udhës së Ozonit deri të Dielli i im
Si një luftëtarë i betjave të fituara të jetoja orë e çast
Gjuha e shenjtë që ju fala nga shpirti zotnave të mi
Më shpetoj të mbetësha një palaço ferri.

U munduan të më zhveshin nga fitoret e betejave
Të më vrasin duke më ngrit dolli jete
Pse kaq pak fjalë të shenjëta kanë mbetur në jetë
Ndonjë që marrëzisht jetojka si kukuvajka e natës.

Nëse jetohet në këtë botë ,jeto si i marrë
Të ngritin hymne lavdije së ishe Romeo i gjallë
Ose bëhu varg i heshtur dhe fol me muzën që ke pranë
Jeto për të tjerët dhe vdis për vete nëse të është e thënë.

 

E VRARË
(Pranvera nuk vritet-Pse vrasje në pranverë )

Ç῾jetë bëj nëse vritet gjuha e Zotit
Yjet në cilat udhëkryqe ndodhën pa fjalën time
Ndaloj shiun e çmendur që sjell cuname
Dhe kohën kur fluturat vrapojnë pas luleve.

Sonte dikush vranë stuhitë e dimrit
Pranverën e jetës pse ma kërkojnë këto ditë
Kur më duhet më shumë lumturia sot
Diellin ta pres si zbret tek lulet e kopshtit të Edenit.

Pse vrasin sonte dashurinë e yjeve
Ç῾më duhet koha ime e vrarë
Kur në njëqind udhëkryqe më ndaluan
Sëcili për vete kockat m῾i kërkonin.

Nuk më mbeti asgje mes thonjëve të mij
Për fytyrat që ngjanin në korba ishte krenari
Mallikim ,kush vret dashuritë e yjeve
Toka më nuk fal asnë vend për varre.

Të vrara më duken sot tërë bulevardet Evropiane
Kujtimet e jetës ndaluan orën e takimeve të fluturave
Bota është mësuar të vritet nga një jetë çdo ditë
Sot mbeta për një buzëqeshje më të varfër në jetë.

Posted in: POEZI