Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

PËR ËNDRRËN E NJË ËNDRRE

Nuk di sa shkallë kam për të ngjitur
deri tek honi në greminë;
Ndoshta më ndodh dhe mua si Sizifit
ai gurin, unë dashurinë.

Sizifi- biri i mundimit, nuk hoqi dorë
nga shpresa e lartësisë,
mbyste i djersitur klithmat e dhimbjes
diellin tek syri i Perëndisë.

Me zjarrin e një bese, sa një mal malli,
unë kërkoj paqe me vetveten;
Edhe i vdekur do i ngjit gjithë shkallët
fati atë rrugë më ka zgjedhur!

Varri im ndodhet tek foleja e një kënge,
tok me fenerin e shpirtit;
Mbi mermer, atje ku shkruhet çdo emër
do lexohet: “Vdiq si Sizifi!”

“Vdiq, ashtu siç betohej se do të vdiste
për zemrën e një zemre;
Gjithçka për atë dashuri e humbiste,
për ëndrrën e një ëndrre!”

 

ENKAS PËR MUA

Atë foto e ke bërë enkas për mua
Dhe enkas ke dal në profil
Me atë flas dhe çmallem shtruar
Një jetë të tërë si zog i lirë.

Ti qesh aq bukur, diell shkëlqejnë sytë
Unë kam ftohtë, më ngroh vetëm një fjalë
Nuk më mjafton të dehemi me dritë
Në buzën tënde çmendem me zjarrë.

Do shkrihen akujt, është stina e diellit
Mos kërko dimër nëpër fjalët e mia
Tek udha e fatit më dërgoi qielli
Portën e shpirtit ma hapi poezia!

Atje, atje të pash për herë të parë
Në frymën e fjalës më humbën fjalët
Edhe dëbora s’do ishte aq e bardhë
Në gushën tënde ndrisin smeraldet! …

Atë foto e ke bërë enkas për mua
Dhe enkas ke dal në profil
Kështu ishe kur të thash “Të dua”
Të vetmen fjalë që e mbaj mend mirë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s