Portreti*** / Poezi nga Sharl Bodler

Poezi nga Sharl Bodler
 
 
Portreti***
 
Kjo sëmundje dhe kjo Vdekje po e bën hi,
tërë atë zjarr, që ne na kish përhitur,
po prej atyre syve të ndezur, tërë butësi,
po prej asaj goje, ku zemra ime ish përmbytur, ,
 
E ngazëllimeve më të forta, se rrezet e ethshme,
po prej puthjeve pasionale, balsam në këtë jetë,
Thuamë, ç’ mbeti valle? Shpirti im, sa e tmerrshme!
agjë, veç një pasteli trengjyrësh, fare të zbehtë,
 
Që, si unë shkrihet, brenda një vetmie të shkretë,
e koha, kjo plakushkë që të fyen e s’ të le të flasësh,
Me krahun e saj barbar, ditë për ditë, e godet…
 
Po kurrë i kënaqur, i Artit dhe i Jetës, vrasës i zi
s’ do t’ jesh, kur edhe në kujtime të ma vrasësh,
atë që për mua, qe e vetmja kënaqësi dhe lavdi!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s