Prit mëngjes / Poezi nga Alma Gjini

Poezi nga Alma Gjini
 
 
Prit mëngjes
 
Akoma një orë, thjesht dhe një minutë,
Prit! Prit mëngjes, mbi dritare mos trokit
drita jote e grin hënën në mijëra thërrime
dhe shpirtin, si pemë të zhveshur
e vesh me trishtim.
 
Në fytyrë, një frymëmarrje e ngrirë,
si mbi mur një e vjetër pikturë
një melankoni që nuk ka emër,
nuk ka zë, nuk ka fytyrë
përkedhel për herë të fundit ëndrrën e saj.
 
Në mbrëmjet e majit
perëndimi nga egoizmi heq dorë
i lëshon dritën hënës butësisht
e vetmia që akoma merr frymë
takohet me zërin e tij, që natën vjen vonë.
 
Prit! Prit mëngjes, mbi dritare mos trokit
Në ëndrrën e natës ka një zë,
ka një emër, ka një fytyrë
kur vjen ti, drita jote e zbehtë
ka vetëm një lamtumirë…
 
Alma Gjini
2 giugno 2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s