Poezi nga Pjerin Ndreka

Poezi nga Pjerin Ndreka
 
 
ME TY KIN’ FLAS
 
Me ty kin’ flas e s’pràj tu folë në jerm;
màrre me i kallzue kuj.
Zemra po m’plas si plas kshtèja në zjerm,
si gjàma e detit n’ujë.
 
 
M‘thè “M’duket…”,m’lè me kuptu se m’deshte,
e unë-ça shef në mue?
Zjermin ma fute n’zemër,mandèj,pse heshte?
Ça t’shtyni me u pendue?
 
 
Do fmijë t’llastuem,bërtasin me i çue n’xhostra;
me hypë b…a s’jau mbàn.
Pse s‘ma thue troç,se “nuk m’ke dale si mostra;
xène se gjà s’t’kam thànë”.
 
Pier Kolond
 
 
DILA
 
I kam pa yjet mbas hàns gjithkund
derisa dielli i shtàngu n’rreze.
Dy llàna t’bardha
e dy sy si gaca
te kroni,
m’shtàngën edhe mue.
-Jepi ujë t’krìtë* djalit,Dilo’,
se fjala n’gojë i kenka tha-
i gurgulluen motrat binoke
me flokt si hàna.
Dielli,
n’punë t’vet,
yjet i la…
 
Pier Kolond
 
*ngritë, ngrimë, ftoftë akull
 
 
 
EDHE ‘I DITË IKU
 
I kërcllon dhàmbt akulli i ngrìt’ nën hapa t’mi.
Përloshet ciklash e më lshon shamje pa kuptim.
Unë,i trishtuem,ndihem natyrë njàshtu si ti.
Akullin thej pa e pasë mèndjen,grimë e ka ‘i grim’.
 
Nji gjeth pa ngjyrë,si sy hardhucet,e përdredh era.
E qeshi e kjaj kur n’mu përplaset e më gjuen letë.
Më provokon tuj m’thànë se m’iku tinzisht pranvera.
E kur të kthehet,gjeth s’kam me pasë mà,si cùng pa jetë.
 
Me e ditë e dijsha,po sa inad m’erdhi kur njàshtu foli.
Pa ditë ça bàj,deshta m’ia kputë damart pa gjak.
E bashkë me frymën,në vend të gjakut fjala i doli:
-Pranvera e re mue nuk më gjèn;ty t’gjèn ma plak.
 
I hapa gishtat.E lshova gjethin pa shpirt n’vakuum
Shoqe m’iu bà kohës që ikte pa kthim,pa shpresë.
Pellgu u trànd.Akulli n’gjoks iu thye me zhurmë.
I dekun per gjumë,dielli i mbylli sytë me pritesë.
 
Ikë horizonti;futet në thes e bjen nër puse.
Peisazh i dèjë për prralla shtrigash a film horror.
Dita që shkoi me thashetheme përgiet me ‘i nuse
të kthyeme mbrapsht.Në kalë të zi.E pa dasmor’.
 
Pier Kolond
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s