Dhimbje prej Dhimbjes… / Poemë nga Vasil Tabaku

Poemë nga Vasil Tabaku

 

Dhimbje prej Dhimbjes…

vrasëse
do të ribëhet gjithçka
gjithçka do të rilind…
Do të ribehet
Shqipëria ime Një Dhibmje prej Dhimbjes…

…O ZOT ! Po a do të bëhet ndonjëherë ky vend?

POEMË

Shqipëria ime
Shqipëria jonë
Lindur prej dhimbjes
Bërë prej dhimbjës
Nga dhimbja ngritur
Mbi dhimbjen tonë
të dhimbeshme..

Shqipëria ime
Shqipëria jonë…
Djepi
dhe varri im
prej ëndërre
Si nuk u bëre ?!
Si nuk u bë ky vend?
Si nuk u ngrite?!
Mbi tragjedite e ngurtësuara
Shëndrruar
në vargëmale vuajtjeje
E bukura ime
E trishtuara magjike
Me duar prej brenge
Me shpirt prej NËNE
Me zemër prej ATI
Me buzë prej vajze
Flokëthinjur
Zhuritur vrarë
Me psherëtima reshë
Dhe plagë tragjike…
Shqipëria ime
Shqipëria jonë
E shtrenjta ime
E dashura ime
E madherishmja ime
Besoji lotët
Mbi gishtat e mi
të plasaritur
Si degë të thata pemësh.
Jam yti…
I yti kam qënë
dhe do të jem yti
Edhe në vdekje..
Jam yti
Kam ende
një grusht zjarr
Kam ende
një grusht shpresë
Ende kam
Nje grusht dritë
Thellë në kraharor
Kam ende
një grusht guxim
Nje grusht forcë
Ende e kam
Kam ende
një grusht gëzim.
Kam ende
një grusht lumturi…
Kam ende frymë
Për të mbetur
ende gjallë
Dhe të të bëj TY
Të bëjmë këtë vend
Të bëjmë Shqipërinë…

Shqipëria ime
Shqipëria jonë
Shekuj e shekuj e varfër…
E heshtur, e vetmuar
E lënë në harrim
Mbi pllaja
dhe male madhështorë
Mbi dallgë deti të trazuar
Ku stuhitë thinjeshin
Dhe lindënin tufanet…
Shqipëria ime
Shqipëria jonë…
Perëndesha krenare
Me sytë
Prej lotësh
Ke parë dikur
Teutën e lashtë
I ke ledhatuar supet
I ke krehur flokët
Teksa nga luftrat vinte
Dhe ILIRËT
I shëndrronte në hëronjë…
Me sytë prej lotësh
Ke njohur Kreshnikët
Dhe ke kënduar
Eposin e madh
Mbi një tel lahute…

Shqipëria ime
Shqipëria jonë
Me sytë
prej lotësh
Ke parë dikur
Gjergj Kastriotin
Dhe flamurin tonë
Trupin tënd
të mbulonte
përvëluar
nga zjarr I betejave
Skënderbeu I madh
Veshur
me buzëqeshje trimërie
tek sillte për dore LIRINË…

Shqipëria ime
Shqipëria jonë…
Ah moj Shqipëri…
Si nuk u bëre ?
O Zot!
po si nuk u bë
njëherë ky vend…
ah ky vend
ky vend
ky vend
shpirtin ma ndes
zemërën
ma përvëlon…
Ky vend
Dalë
nga luftëra mitike
si një legjendë…
Ky vend I Naimit
ndricuar dhimbshëm
nga dritë e qiririt…
fjalët mbledh
si margaritar
nëpër vargje poetik
mbuluar në gjak…
Ky vend I Kristoforidhit
Me gërmat e Alfabetit
Si yje të rrallë
Në qiellin e dhimbjes
Ku stuhitë
Grisnin
librat e bukur të shqipes
dhe me copëza dielli
bënte gjith dashuri
Abetaren e parë…
Ah ky vend.
Ah ti Shqipëria ime
Ah ti Shqipëria jonë
Si nuk u bëre
Moj Zonjë fisnike…?
Si nuk u ngrite
Perëndesha jonë…?

Lirinë kërkove
Më tepër se dritën
Lirinë ëndërrove
Më tepër se ajrin
Lirinë dashurove
Më shumë se jetën
Me duart e reshkura
Si balta e vjeshtës
Shtrirë përpara
Si një thirrje
Kërkove
Përmes tradhetive
Perbuzjes,
pushtimit,
Përmes vrasjeve
dhe vdekjes
mbi rrugët e vetëtimave
kërkove
fytyrën e pastër
të lirisë…
buzët e saj
prej gjaku
sytë prej rrufeshë
kërkovë moj Nënë
dhe bijtë e tu
më të shtrenjtë
flijove
në rrënjët e lirisë…
Shqiperia ime
Shqipëria jonë
Po si muj e mirë
Njeherë nuk u bëre
Ndërsa
Në tepullin e shenjtë
Të dashurisë tënde
Përditë e përditë
Flijohen hëronjë…
…se bëre një luftë
Mbi të gjitha luftërat
Mijëra të rënë
Zambak të kuqë
Mbolle
Mbi kraharorin tonë
Dhe përdore
E more Lirinë
Nëpër brigje dramash
Tragjike
Nëpër një truall
Ku në cdo hap
Hapeshin humnera
Dhe Diktatura
Ndërtonte
Mes mashtrimesh
Dhe pabesishë
Një ëndër prëj frike
Dhe si Saturni
Vriste. Burgoste
Dhe hante bijtë…

O dhimbje e dhimbjes
O tmerr I tmerrit.
O vdekje e vdekjes
O llahtar I llahtarit
O tradheti e tradhetisë
O përbinbdësh
I përbindshave
Përse, përse
E gjunjezove Shqipërinë
Përse, përse
E mallkove këtë vend
Përse, përse
E zezove me zezim,
përse, përse
E lidhe ma vargonjë
Pësre, përse
e mbylle nëpër burgje
përse, përse
e shendrrove në robinjë
përse, përse
e thave, e varfërove
përse, përse
e godite, e mashtrove.
Përse, përse
E verbove
Dhe zgavrat e syve
I shëndrrove në varre…
Përse, përse
A mnud ta dimë përse..
Përse Shqipëria ime
Përse Shqipëria jonë ?
Përse

Shqipëria ime
Shqipëria jonë,
dhimbje e dimërt
e shpirtit tim.
Dimërzuar dimërisht
hesht
në cep të shekullit të ri.
Nëpër zërin tim
rrokullisen gurë
si tragjedi të ngurtësuara
nën një qiell klithmash…

Sa larg
sa thellë
sa e dhimbshme
paska qenë LIRIA…
Fjalën
dhe frymën
dritën
dhe zërin
këngën
dhe ajrin
dashurinë
dhe shpresën
gjakun
dhe jetën
jetën

dhe përtej jetën
të gjitha
gjithçka
u bënë gurë dhe drurë
pemë dhe lum
u bënë male
të ngrënë nga dhimbja…

Trupi ynë i brishtë
supzhveshur
lagur prej shirave
kafshuar ujqërisht
lëkundur
mes jetës dhe vdekjes…
Shtati ynë
i ndarë përgjysmë
copëtuar
mbi rrënojat
e kontinentit të vjetër
ashtu si sythat
në trungun e pemës
kërkon të rilind…
Mbi copëza
tragjedish të ngurtësuara
mbi troje tradhtishë rrëshqitëse
mbi buzëqeshe vrasëse
mbi fjalë të gjymtuara…

Mbi dhimbjen
mbi hirin e zjarreve të egër
mbi heshtjen
Shqipëria jonë…

Ne zemër të qiejve
Ne thërrisnim
Në zemër
të shekullit të sëmur
me prangat e sapokëputura
u ngritëm Shqipëri
u ngritëm të gjithë
u ngrite TI…
U ngritën
rrugët dhe sheshet
U ngritë deti
Dhe dhimbja
U ngrit uria dhe heshtja
O ngrit
Trishtimi
Dhe varfëria fisnike
U ngritën plagët tona
U ngrit brenga jonë
Prej dashurie
Dhe urrejtjeje
me fytyrë fëmije
dhe persëri
e përsëri
kërkonim
të shenjtën Liri…

…dhe
erdhe ti Demokraci
Një ëndërr prej gjaku
Mbi mijëra
e mijëra të rënë
Mbi vuajtje shekujsh
Mbi trishtimin e burgjeve
Ku jeta
Ishte shendrruar
thjesht në dhimbje
Një robëri
e robëruar pakufij…
Erdhe ti Demokraci
Unë pash duart e lira
Pash buzëqeshjet
E shpërfytyruara
Të bashkatdhetarëve të mi
Buzët e plasaritura
Që dridheshin dridhëm,
sytë e thellë
Si zgavra dhimbjeje

Dhe më mori të qarët

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s