Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja
 
 
Një herë…
 
Një herë mu shfaq,
Vezullimi që se mbajta,
Më ra.
Ç’dhëmbje të shenjtë…
Vegimi më la.
 
S’ka asnjë fjalë,
Njeriu i duruar,
Lutje i bëri qiellit,
Më amësho, i tha:
– Zot’i bekuar!
 
Zot i qiellit,
Dhe i gjithëfuqisë,
Si ta mbaj kur herë tjetër,
Drejtë meje të vijë?!
 
Aq klithmë e lartë,
Në qiell lutja u ngritë,
Sa dhe zgjogjtë e degëve,
Fluturim drejtë qiellit nisën.
 
Dhe një herë të shfaqet si këtë herë,
Kafaz të florinjtë në kokë do të ve.
 
Nuk fshihet e vërteta me imazhe të kotë.
Ndaj zhduki imazhet zura vetes t`i thomë!
 
Mos bëj të butën dhe,
Të ndjerën si ke bërë.
Po deshe që lidhja a vegimi,
Sërishti të mos të t`zërë.
 
Në rrugë po mu shfaqe,
Prapë ti`,
Më përqafo dhe më mbaj,
Që mos më zdukesh dhe…
 
…të mos rrëzohem,
Për së dyti prapë.
 
Zogjtë dhe zoti ta dëgjojnë,
Këtë fjalë të nxjerrë,
“Ai që bie nuk ngrihet,
Çdo herë!
 
Unë që dua sa hërë të kemë,
Një gëzimin në buzë,
Nuk mund të duroj,
Këtë ikje-eja,
 
…të bërë tërkuzë.
 
…by @ yllka @
 
W. W. Shamia
Elbasan-Albania.
31/10/2014.
 
 
 
Largim
 
Bashkë me perëndimin filloj mendoj të pamundurën.
Në atë perëndim nisi rruga e kthimit,
E ndjeva veten të lodhur.
Teksa largohem,
Ju lutem mos flisni dhe qeshni me mua.
Po le mbrapa njerëz,
Kah’nesh ka kaos, veçmas nga ju…
 
Veç dhe unë që jetoj ketu mes jush.
 
Ndjej shumë gjëra,
Sa gjëra kam për të thënë,
Por s’po guxoj.
 
Sepse ka shumë gjëra që s’do më linit ti thoja…
S’do dëgjonit,
Dhe më së shumti nuk do të më kuptoni.
S’po e duroj dot me këtë heshtjen memece,
Pra nis te marr arratinë.
 
Ndoshta përfytyroj gjërat e pamundshme,
Po zemra ndjen dhe të kthen kah`do.
 
Do eci për kah të një tjetre bote,
Nkërkim të një deti edhe më të kaltërt.
Më i kaltërt se horizonti,
Dhe më i madh se kaltërsia që mbulon botën.
 
Të eci dhe të largohem…
Ju mos vini dorën në zemër për mua,
Tek iki,
Tek’sa shkoj…
 
Por, ju lutem…!
 
Vendosni dorën në zemër,
Për veten tuaj,
Për të tjerët…për fëmijët,
Për ata që do të lemë nga pas…
 
…by @ yllka @
30 / 6 / 2015
Elb – Alb
W. W. Shamia
 
 
 
I largët fluturim…
 
Si të parë e të pa parë
Diku ecurazi pa u ndalë
Shtegëtuar e pa fjalë
Me sy të qeshur shikuar rrallë
 
Ç’je ajo e puthur e thatë
Për t’më futur a nxjerre mallë
Zemer ndjerë a zemër plasë
Nga ëndërr, u bë e bukur
përrallë…
 
W.W.Shamia
3/10/2014
…by @ yllka @
 
Elbasan-Albania
 
 
 
Bisedë
 
Pata nderin të bisedoja pa kthyer sytë,
Anash vështruari diku…
Të mendoja kur flisje dhe kujtoja,
Kufomat e viteve dhe ditë të shkuara.
 
Ravijëzoja pemë, rrugë, shtepitë,
Ku unë ecja dhe qaja nëpër to.
Disa kalben të shëmbura,
Që nga themelet e së kalluarës.
 
Flisje dhe të dëgjoja…
Syve të tua hapeshin qindra horizonte.
Kopshte të livadhisura, male e pyje,
Dhe gërxhe të thara o të gjelberuara.
 
Që lulëzojnë dhe lidhin konxhe e fruta,
Në çdo kohë dhe stinë…
 
Jemi apo s’jemi ne të dy, këtu ose atje,
Ato furfurojnë në shi dhe diellë.
E ti flet e flet si i ardhur jashtë toksor,
I kthyer nga histori e stërlashtë.
 
Të shfaqen në fyryrë dhe sytë,
Ngjyrat si dokumentarë të katakombshëm,
Rrëshqitshëm ndonjëherë zezë e gri,
Që lëvizin herë shpejt, herë ngadalë…
 
Si ngjyra dhe mendimet në të bukurat fjalë.
 
Të dëgjoj e përhumbur në veten time,
Mbështjellë shpirtit me një zanë të lashtë,
Që kundron dhe lodron me fjalët.
Ata flisnin e jashtë qielli sterronte.
 
Sa zotat në luftën c’mirëzezë,
Bubullonin dhe hakërronin.
Rrugët ishin të përmbushura nga ujërat,
Ku në çmenduri gjithëshka mbulonin.
 
Flisnim dhe flisnim si një muzë e poetit,
Zbritur nga vërshimi i qiellit të nxirë.
Nga retë e jonizuar me tmerre,
Jashtë shiu bie si timbër trumpete lufte…
 
Që ushtarin e drithëron,
Me dëshirë dhe tmerr fitoreje.
 
Ata flisni pa pushim lehtë dhe shtruar,
Jashtë qielli buçiste së bubulluari.
Vazhdonin ato vazhdonin bisedën,
Dhe heshturazi, njëri-tjetrin vështronin.
 
Jashtë tyre shiu vazhdon të binte…
Qielli njëherë hapej e mbyllej…
Nga retë dhe dërgonte hera herës erën…
Të fuqishmen erë…
 
Ditë të tjera qanë si kjo,
Përpara se të vdisnin në vitet.
Ketë ditë, në ketë bashkëbisedim,
Vdisnin e ngjalleshin mes fjalërimeve…
 
Ligjërime, qindra fillozofi dhe kujtime.
 
Dhe trëndafilat e elektricitetit të qiellit,
Ende çelin lule të pa numërta,
Që si buqeta të zgjarrta e’i japin,
Shpirtit qindra ngjyrime…
 
Si sytë e vashëzës së re,
Që përherë të parë lexonte,
Dhe magjika si në ëndërr,
E këndonte poezinë.
 
Ato bisedonin qetë dukej sikur ecnin,
Në kopshtin e kujtesës së tyre.
Jashtë shiu furishëm binte,
Dhe vazhdonte të binte…
 
Vazhdonte…shtruar të lëshonte,
Rrëke uji të kulluar.
 
Qielli kishte pushuar së nxiri,
Ndaloi të bubullinte, ngjyrat ti fshihte.
Po shiu ende vazhdonte me ranë…
Dhe ata vetëm bisedonin e bisedonin…
 
W.W.Shamia
…by @ yllka @
Elbasan.
Albania….6/10/2014.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s