Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Rraha gjokësve patriot

E rënd por duhet thënë :
Dikush rruan vezë e veza lesh nuk ka .
Zonja e zotërinë nëse gjeni lesh atëherë ato nuk janë vezë po koqe .
Rruani mos u ndalni se edhe keni ku mu mbajtën .

 

Kur ndërroi stina

i than
prej ku buron kjo dashuri
nga damarë e kësaj toke 
u përgjigj ai

i than
eja me ne
e ai tha
kjo tokë e mbjell me eshtra
nuk më le

i than
ne të lutem zgjidh
vdekjen o me ne
me kokën lart tha
ka herë kam zgjedh lindjen
vdekjen po u lë

e vranë në heshtje
dhe ndërroi stina
tani trupin e atdheut
e ngroh si rrezet e diellit.

 

Atdhe si me të dashtë

i dua sytë
që më mbushin dritë

buzët kah del
fjala pa hala

zemrën si diell
që më ngrohë

atdhe si me të dashtë
pa e dashur shpirtin

ardhmërinë tënde
miken time sy dritë.

 

sikur mu lidh gjuha

ndihem me faj që nuk mësova
të shkruaj më gjatë
me udhëtua bashkë si në përrallë 
e solla vetëm deri te zemra
e lash aty me bërë një hap
ajo nuk lëvizi ngriu në hyrje
ndoshta dritat ja lëbyren sytë
besova se njoha njeriun
asnjë fjalë nuk fola
sikur mu lidhë gjuha.

 

Lakmia

I moçmi tha:
syri e ha botën
E syri nga gëzimi u harlis 
U rrit sa duel nga vendi
Piku si molla e krimbur
I ra tokës në prehër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s