Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti
 
 
Pak frymë…
 
Dua të përtyp britmat e vuajtjes
ardhur psherëtimë e pyjeve pa jetë,
drithma ere të ngrira dimrit
mbytur në qetësinë
e zërit tënd të thellë…
 
Me dhimbjen të përcjell pak frymë,
që ndez dritën e venitur
rrugës së verbuar, errësirë…
ku bashkë me hijen time
shëtit i vetmuar
heshtjeve të mbetura kornizë
në dritëhije mendimesh,
që tënden natë, gris…
 
 
 
***
 
Mendimet vishen ajër
mbëshjellur resh,
tymit të cigares shtjellë
ikin larg…
Përtej të padukshmes…,
ku çdo herë të gjej…!
 
 
 
I mbijetuar
 
Si një gur shekullor
goditur jetës nga stuhitë
gëlltit rrufetë
qiellit të ndezur vetëtimë,
zbritur hapësirës
në shkretëtira sysh
ngrirë kujtimit
të makthit pa fund,
ushtarë druri në parakalim,
mbi heshtjen që mbretëron mekur…
 
Hije të varura në faqe muresh
dhe ti,
mbijetuar tmerrit,
të egërsisë në kohën e njeriut,
që rikthehet për çdo natë
në ankthe të djersitura
veshur me dhimbje
ëndrrës së tretur…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s