Takim në Romë / Tregim nga Amazona Hajdaraj

Takim në Romë
 
 
Tregim nga Amazona Hajdaraj
 
Atë natë, Ema nuk kishte mbyllur sy. U ngrit pa zbardhur dita, bëri një dush me uje shumë të ngohtë, u fshi dhe hodhi peshqirin mbi krevat në dhomën e gjumit. U pasqyrua ashtu lauriq, shtroi një shtresë krem me esencë agrumesh në trup, duke u kujdesë më shumë për pjesen ku kishte tatuazhin e vogël, aty në cep të ankës së majtë.
Veshi këmishën e zezë, krejt trasparente e cila i binte pak më poshtë se vithet. Poshtë saj asgjë, krejt e lirë. Gjinjtë pak të kërcyer dhe jo të mëdhej i rrinin fare mirë pa sytjena.
Hodhi një vështrim fustanit të kuq të varur natën më parë jashtë kapakut të raftit dhe u soll nëpër dhomë pa ia nda sytë kompjuterit. Duhej të lexonte dhe një herë mesazhin e fundit. Nuk i besonte atij që kish marrë dy ditë para.
“ E dashur Ema! Pasnesër, më datën 23 Janar do jem në Romë në “Hotel Palatino ”. Të pres në hollin e hotelit në nëntë të mëngjesit”…
Po sikur të ishte një lojë e ai nuk do dukej fare? Ç’figurë do bënte ajo, sikur të hynte në hollin e hotelit e të kërkonte një njeri të panjohur, që s’ do e shihte kurrë në jetë? Po sikur?….
Do kishte qeshur dhe gomari me naivitetin e saj.
Kishte një vit, që komunikonte me këtë djalë.
Në fund fare, s’ kishte përgjigje për pyetjet e veta.
Ishin njohur përmes internetit. Ai kishte parë disa skica e tregime të Emës, dhe ishte tërhequr nga bota e pasur që i ofronte ajo përmes vizatimeve me laps.
“Kemi botë të ngjashme ”. Kështu i kishte shkruar në një nga ditët e para kur kishin nisur të komunikonin.
Edhe vajza ishte magjepsur nga stili i tij, pak stravagant e i shpërqëndruar.
Pier Rafael, kështu lexohej në profilin facebook . Asnjë foto personale, as datë lindjeje… Pa askënd ky njeri? A mos vallë ishte fantazëm?
Në informacionet e përgjithëshme, shënonte vetëm:
“Akademia delle belle Arti di Padova”
Artista.
Single.
Dhe një frazë të shkruajtur në Italisht:
“Ogni viaggio lo vivi tre volte: quando lo sogni, quando lo vivi e quando lo ricordi”
“Çdo udhëtim e jeton tri here: Kur e ëndërron, kur e jeton dhe kur e kujton”.
Ndërmjet Emës dhe djalit u krijua një miqësi e thellë. Shkëmbim opinionesh, ndjenjash dhe mendimesh pothuajse ditore deri vonë pas mesnate.
Shkëmbenin vizatimet dhe punimet e tyre në kërkim të një mendimi, aprovimi apo kritike.
Ema ia kishte kërkuar disa herë një fotografi, por djali hezitonte. Nuk i fliste për jeten e tij private, por vetem për atë profesionale. Ata i ngjanin njëri-tjetrit përditë e më shumë.
Ema, pak nga pak, po mësohej me të dhe nuk i kërkonte më asgjë. Nuk e mendonte më si një person, por si një mik imagjinar, sikur ta kishte ndërtuar vetë me fantazinë e saj, ashtu siç e dëshironte dhe nuk e kishte pasë asnjeherë. E ndryshonte dhe e riparonte si donte ajo vetë. Herë-herë e pushtonte me imagjinatën e sajë, e puthte… Ashtu siç shpesh krijonte dhe kukullat e saj prej pece dhe i shiste në pjacën e artistave, ku dilte çdo ditë e punonte, apo si shpesh herë krijonte portretet me fantazi për ti shitur turistave që kalonin andej pari, krejt pranë Koloseut.
Ndjente se e donte këtë djalë, por nuk kuptonte se si.
“Si mund ta duash një person që nuk ia sheh fytyrën? Që nuk arrin as t’ ia imagjinosh ngjyrën e syve apo të lëkurës” pyeste shpesh here veten, duke shtuar: “ E marrë!” Ai nuk është joti…
“Pasnesër në oren nëntë”, përsëriti mesazhin me zë të lartë, si të donte të siguronte veten se nuk po lajthiste.
Ndjeu një emocion të përzier me mosbesim e habi.
Kishin qeshë sa herë për nje takim të mundshëm, por nuk e kishin biseduar asnjiherë seriozisht.
Ra zilja e orës që kishte venë mbrëmjen e kaluar. Akrepi shënonte shtatë e pesë minuta.
Roma në ditë dimri ishte po ajo e çdo stine tjetër më të butë, po ashtu e zhurmshme, Roma e turistave dhe artit.
Pasi veshi fustanin, nxori pallton e bardhë nga rafti dhe kapelen të së njëjtës ngjyrë. Mbathi një palë këpucë me lidhësa e taka mesatare, dhe doli nga shtëpia.
Ato dy ditë kishte menduar mjaft. Cilat do ishin vendet që do shëtisnin? “Fontana di Trevi” me siguri. Po tjetër? A do kishte aventura? Po të papritura?
Do e shoqëronte në një restorant aty afër që ajo e njihte mjaft mire. Aty gatuanin peshk, pjata e preferuar e të dyve e mbasi do kishin pirë një shishe verë, mbase do shkonin tek hoteli i tij.
Mendimi i fundit, herë mbas here e turbullonte e njëkohësisht i krijonte një emocion të fshehtë. Sekret i pashpjegueshem…
Ishte afruar pa e kuptuar cepit të hotelit ashtu e humbur në këto mendime e duke ndjekur në heshtje ritmin e hapave të saj mbi trotuar.
Sa mori kthesen në të djathtë, për nga dera, ndjeu një dorë të lehtë mbi sup dhe zërin e një burri.
-Ema!
Ktheu kokën dhe burri me paraqitje disi sportive i buzëqeshi duke i zgjatur dorën.
-Përshëndetje Ema! Andre.
Ajo pa me habi, vërejti sytë e ndritshëm të nji burri, në pamje i lumtur.
-Andre-Pier, …në holl të hotelit, apo ?…
U skuq pak, e u turbullua nji çikë. Me zë të mekur ia ktheu përshëndetjen.
Në shkëlqimin e syve të tij, Ema pa nji natë të nxehtë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s