TRUPAT – SKELETE ESHTRASH, KU JANË??? ( *Poezia fituese “MEDALIONI POETIK” në Festivalin Poetik    FUSHËKOSOVË – 2017 ) / Poezi nga Fatime Kulli

Poezi nga Fatime Kulli

 

TRUPAT – SKELETE ESHTRASH, KU JANË???

Atje, krejt në kufij me Greqinë,
në fshatin Qafë Botë
Engjëjt kanë lënë hijet
në kafaz prej mermeri,
vetëm me EMRA….!
Po trupat – skelete eshtrash, ku janë???

Fryma e tyre e mpiksur
me gjak në errësirën e përjetshme,
ku ende gjinkallat këndojnë përvajshëm
në sy të perëndisë, që s’i erdhi dot në ndihmë…..

Unë shkoj në çdo Qershor
e përkëdhel kafazin që qëndron stoik
para holokaustit (mortor) barbar…
….dhe fytyra më përplaset
me spërkatjen e gjakut të pafaj
afro një shekullor,
që në heshtje akuzon
barbarinë çnjerëzore
dhe kërkon drejtësi hyjnore….!

Atje, tej në Qafë Botë
dëgjoj tinguj zogjsh zëmekur….
të qara fëmijësh, ulërima grash e pleqsh….
Dëgjoj amanetin e gjyshes sime
në grahmat e fundit të frymës,
me ia fshi gjakun në pelena,
foshnjës së saj…!

…….
Po kush jam unë?!
Një degëz ulliri,
një boçe trëndafili
me farë Çamërie.
Frymova në Epokën e zinxhirëve,
u rrita në Epokën e dhimbjes, pa liri.
Sot jetoj në Epokën e hipokrizisë,
servilizmit, babëzisë e ligësisë,
me identitet varur në çengel të ndryshkur
të EPOKËS së përgjakshme,
gjenocidit e barbarizmave çnjerëzore.
Hijen e gjakut frymë-ngrirë
ma kanë ngritur MONUMENT
atje, tej në Qafë Botë.

 

*Poezia fituese “MEDALIONI POETIK” në Festivalin Poetik    FUSHËKOSOVË – 2017.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s