Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Përse s’më jep një shënjë?!

Një mister bredh vështrimit tënd të ëmbël!
Një pikëllim t’a ndjej që zëmrën të ngacmon!
Po përse s’më jep një shenjë,një fjalë përse s’më thua more a këngë
Sepse unë vetëm një shkëndijë pres,për të ndezur zjarrin që po më përvëlon!

S N Risto.
Nga ”Katërvargëshi Hyjnor”

 

Ç’faj unë u kam?!

Vajzat ziliqare mëndesha të Dionisit verëtar
Ç’kanë me mua që më mallkojnë?!
Unë s’i ngas
Unë s’u flas në punërat ku si duan shtegtojnë
Po me mua ç’kanë?
Me mua ç’kanë?!
Që një ditë të qetë o i imi Zot s’më lanë!

Këmishën e bukur nëna ma ka qëndisur!
Flladi i malit mbi gjinjtë majëngritur lulkat m’i shëtit.
Djemtë çapkënë pas tyre janë krisur…
Po ç’faj kam unë?!
Unë ecë udhës me kokën mënjanë dhe përshëndes, e ik!

Këpucët dhuratë babai m’i ka bërë
E kudo që shkoj
Kudo që ec kalldrëmëve të bardhë,
Ato u japin më shumë dritë!
Takat e bukura më tundin e shkundin këndej e përmatanë
Po ç’faj kam unë?!
Ç’faj u kam unë moj ju zonjëza që djemtë kudo më zënë pritë?!…

Trëndafilat nga ballkoni im i kam marrë!
Trëndafila që unë me gjyshen e mirë i uis çdo mëngjes.
Po më thuaj o imi Zot,ato
Me mua ç’kanë
Që djemtë më shohin e më gjurmojnë ditë e natë
E trëndafilin tim kaq shumë e pëlqejnë?!

Këto nimfa ç’ëndrimtare përse bëjnë kaq shumë shamatë?!
O Zoti im thuaju të lutem!
Të lutem thuaju që fatit tim të më lënë rehatë!

S N Risto.
Nga vëllimi ”ËNDRRAT E VASHËRISË”

 

Ç’e bukur do kesh qënë ti moj gjyshe!

Ç’e bukur do kesh qënë ti moj gjyshe
Nën sytë e plakur fsheh ti të hirshmin nur!
Dhe flokët kaçurel që të janë zbardhur
I çmendnin gjyshërit tanë të rinj dikur!

Dhe rrullat nëpër ballë dikur jo nuk qenë
Vëç ndriste balli ytë porsi një diell!
Dhe faqet e tua të rudhura nga vitet
Dikur lëshonin flak- purpuri të thellë!

Ato buzët e tua tharë e zbehur
Sa puthje do ken dhënë e do ken marrë?!
Dhe gusha jote e fishkur edh ‘ e tretur
Të çmendur do ket bërë sa djem beqarë?!

Ti je vërtet shumë e bukur o moj gjyshe
Me sytë që të ndrisin plot jetë e shkëlqim!
Nën petkun pleqëror ja ngrihesh ti e fisme
Dhe dukesh që përtej,që ndjen të madh gëzim!

Gëzim ti ndjen tek nipërit e mbesat
Që gjithë kanë marrë nga nuri i yt
Dhe kohës së dikurshme ja ngre shpesh ti velat…
Dhe nisesh udhëtimesh,nëpër ëndërrim!…

S N Risto.
Nga ” Psalmet e Dashurisë”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s