Poezi nga Xheni Shehaj

Poezi nga Xheni Shehaj
 
 
Një tjetër ditë
 
Një tjetër ditë kaloi duke u zvarritur, lëkundur,
Plot plogështi.
Ngadalë, ra nata.
E bashkë me të ra dhe shpirti në qetësi.
Tri orë gjumë të trazuar,
andrralla, djersë, rënkime.
Endet shpirti i mbytur në mes të natës
Në kërkim të një grime dritë.
Intriga, mashtrime, shthurje,
të gjitha në dëm të shpirtit.
E kështu deformohet ai (shpirti)
e merr trajta monstruoze.
 
 
 
Stuhi ndjenjash
 
Shpirtra të dobët që varen si hije mureve,
Mureve të shembura, të gërryera,
nga forca e ndjenjave.
Forca e ndjenjave dikur e shtypur
rënkonte nën prangat e jetës.
Prangat e jetës u thyen në duel me mendjen.
Shpirtra të dobët që varem mureve.
Aty ku mendja ka bërë folenë…
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Xheni Shehaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s