Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

VËSHTRIM ME BISHT SYRI

Saherë të vështroja si me bisht syri
E jotja buzëqeshje merrte krah

Unë (si) i dehur ëndërrueshëm
Mbahem për trupin tënd (si) lis

E Ti më mbaje të mos rrëzohem
Me forcë të zjarrtë të dashurisë

(20 gusht 2017)

 

NËPËR RRENA

Nga ata veç (po) rrjedhin rrena
Sikur gjaku nëpër vena

Mashtrimet i kanë ves
Me premtime kanë një thes

Kudo punët i pshurrin
Dhe e ngrisin lart pluhurin

Në çdo pikë nga një guri
Na mbështesin gjithë për muri…

(18 gusht 2017)

 

FOLE E SHQIPONJËS

(Poezi për fëmijë)

Trungut të Mollës së Kuqe
Ngjitej një gjarpër i zi
Donte folenë e shqiponjës
Ta sulmojë me shpejtësi

Por (se) nuk e gjeti
Atë që me ngulm e kërkoi
Edhe fletat e mollës
Ky rrëshqitës i drithëroi

(Ajo) nga lartësia qiellore
Veneron pikat e (at)dheut
Si frikësohet as korbit
Kjo mbesë e Skënderbeut…

(17 gusht 2017)

 

BRIGJEVE TË MALLIT

Zbrite (te)poshtë brigjeve të mallit
Ngadalë
Si një nuse e ditës së nusërisë

S’e ndërrove dot fustanin
As s’i shkarkove kujtimet e ngarkuara

Erdhe posi engjëll me fustan të verdhë
Në kopshtin e luluar të dashurisë

Mendej çdo gjë u shkri në sytë e tu
Edhe rrufeja humbi tok me vranësirat

E unë dielli (yt) sa herë i (ri)lindur
Menjëherë të përthekova
Ty Fustanverdhë me rreze gëzimi…

(16 gusht 2017)

 

MERR E MOS JEP…

Merr e (mos) jep (as)gjë
Fjalë e gërryer në ballore të kohës

Sa të nëmur (ishim) jemi
Me Pari të përzier lëmsh
E me lutje të mbrapshta drejtuar Perëndisë

S’ka si të jetë ndryshe veç motit të zi
Që shtrijnë hije horizontale në teneshir

Paria kryeshtruar e (disa) lutës me tërleme
Veç marrin e s’japin
Gjithçka që kanë përpara
Sa hapim e mbyllim sytë çdo gjë të ngelur zhvatin

Ç’moto e krisur në kohë të krisur…

(16 gusht 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s