Poezi nga Manushaqe Toromani / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Ëndërr e mërguar”

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
RREGULLAT DO THYEJ
 
Sot do kthehem vonë në shtëpi
rregullat do t’i thyej
me miq e shoqëri
një got më shumë do pi.
Kur të kthehem dehur s’do jem
do t’i heq këpucët
zbathur këmbët.
Le të bjerë dhe shi
ombrellë nuk do mbaj.
Kur njerëzit ecin ngadalë
unë vrapit do t’ia daj.
Do thonë është e çmendur
do më lënë rehat
gjithë bota do duket imja
rregullat do thyej prapë.
 
 
 
S’E NDJEVA
 
Vetëm munda ta shoh
rrufeshëm më kaloi para syve,
iku!
Si në ajër më humbi.
Nuk desha ta mbaj gjatë
vetëm ta prek
fare pak ta ndiej
U tremb,
si të isha përbindësh
nuk munda ta ndal
t’ia shoh ngjyrën e syve,
a fare pak ta mbaj
 
 
 
TI NDRYSHOVE
 
Nëse ti vjen, mua s’më gjen
do lë fjalë, të të presin mirë
E meriton, se meriton
nuk ka rëndësi, tashmë ështē vonë.
Dikur vetë të kam pritur
të kam gostisur, sajdisur.
e meritoje, është e vërtetë
po shpejt ndryshove.
Pse?…
Mik për kokë ke qenë për mua
tē të harroj, tani dua!
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Ëndërr e mërguar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s