Motive poetike nga Veron Hoxhaj

Motive poetike nga Veron Hoxhaj
 
 
KUJTIME TË SHKUARA
 
Kohërat kalojnë, po kujtimet ngelen mbrapa
Të shtrenjta me vlerë, relike dhe të pastra
Vitet si karvanët e kuajve mbi kalldrëm
Largohen, humbasin, po patkonjtë shenjat i lënë.
 
Shenja të lodhjes, të djersës njeri,
Të ngelura nën rrënoja, të fshatrave në Shqipëri
Rrobat të arnuara me rrënjët e dëllinjës
Me telin me gjemba mbërthyer anës opingën.
 
Punonin nuk ndalonin përditë si legjendarë
dhe pse në një shishe mbushur me pak dhallë
Opingat e mbetur, e thara nën ferrë
Bilbilat i gjenin dhe bënin foletë.
 
Zogëzat ndjenë ngrohtësi në këpucën fshatare
Por fshatin me tradita e mbuloi ferra e madhe
Rënkon nga thellësia, për popullin e tij
Pret vlagu nënë tokë, tek fshatrat në Shqipëri.
 
 
 
VUAJTJET BIRO NUK MBAROHEN
 
Eh moj jeta gënjeshtare
Të mendoj në pleqëri,
si fiku rreshkur në degë,
Qaj me lotë, i vetëm rri.
 
Jetë moj jetë e mjera jetë
Nga ta zë, ku të filloj
Sarkazat e shpirtit digjen
Ah e zeza, ç’ të kujtoj.
 
Më kujtohet vegjëlia,
këmbë zbathur lakuriq,
Një guall qepë në duar
Hiqesha zvarrë nëpër avlli.
 
Nënë, o Nënë, o Nëna ime
O e shtrenjta, o ëmbëlsirë!
Kur do qeshë syri i plasur?
Të mos ndjesh më pikëllim?!
 
Vuajtjet biro nuk mbarohen,
po linde në mot thëllimi
Reumatizma të bren kockën,
Qan me lot nga nga hidhërimi,
 
Një kafe nga qeverria ,
Ai është pensjoni Nënës
Lot dhe vuajtje nga fëmija
Të larguar si zogj korbi.
 
 
 
KAFSHATA
 
Mos prit mbi dorën tënde
të hedhin pak lëmoshë,
por dil lufto për jetën,
të mos të rrijë barku bosh.
 
Dy duar ti dha Perëndia
mëndje dhe shëndet,
mos rri mbi këmbët kryq
kërko të jetosh vet.
 
Zvarrë hiqu, si brana
Duart le të kullojnë gjak,
Gërmo si minatori,
Në jetë të gjesh kafshatë..
 
 
 
SHQIPËRI LULE ME ERË
 
Shqipëri lule me erë
Je si dielli në pranverë
Je si lulja jasemin
Moj e ëmbla Shqipëri.
 
Ti je ylli në agim
Ti je dhimbja e shpirtit tim
Ti je lulja në pranverë
Jam krenar e më jep nder.
 
Un kam ikur të kam lenë
Në ëndërr me ty kam qenë
Dallandyshe ndërroi dhenë
Kthehem prapë e gjej folenë.
 
Për Shqipëri e për vatan
I mallëngjyer syri më qan
Rrugëtoj mbi dhe mërgimi
Unë shqiptari, Veron jetimi…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s