Poezi nga Arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

Kujtime të ngrohta

Triko jote bir ajo ngjyrë gri
Në sirtarë e palose kur u largove
Akoma frymon erën e lënë nga ti
Kur rrugën e ikjes nise t` pikturoje

E marr në duar e përqafoj ngrohtë
Aromën e mallit tim le lehtë mbi të
Jashtë dimri sjellë erë e shi të ftohtë
Unë ngrirë kujtimeve s`dëgjoj asgjë

E përkund duke kënduar nëpër shtëpi
Më duket sikur ti qesh e luan me mua
Jam rritur nënë nuk jam unë më fëmi
S`më vënë në gjumë ninullat e tua

Trikua jote bir ajo ngjyrë gri
Sa herë dritaren hap më sheh në sy
Pëllumb do të kthehet të fluturoj te ti
Të sjellë kujtimet që flenë viteve aty.

 

Pa kthim

Trishtohem sa herë të mendoj
Tik taku zemrës rreh papushim
Kam harruar të qesh e të këndoj 
Si një pyll i tharë pa gjelbërim

S`të lutem të kthehesh përsëri
As të shihemi ndër sy si më parë
Buzë të tjera të puthin ty unë e di
E ta ngushellojne zemrën e vrarë

Punë e madhe s`përmbyset bota
Frikë nuk ndjej prej vetmis jo aspak
Do shkul prej shpirtit cfar ishte jotja
Rrugën e pakthim do marrë diku larg

Lotët do fshi do këndoj e do qesh
Qiellin e pafund pushtoj nga lumturia
Mbeti nga ne bakri i të bukurës vjeshtë
S`ndrydhet jeta pse venitet dashuria.

 

Do më kujtosh

Do të më kujtosh një ditë shpejt
Lotëve do më quash të humbur
Une jam plagë që dhëmb në jetë 
Pemë e brishtë gjethe shkundur

Do më kujtosh nje ditë shpejt
Rrugëve të tua unë s`do frymoj
Kujtimeve do përhumbem te retë
Reve rri zgjuar se s`dua të harroj

Do më kujtosh një ditë shpejt
Merzitur që s`më sheh ke kohë
Si hapa vajzash që trokasin lehte
Ikjes kthehem prap dua të shohë

Do më kujtosh një ditë shpejt
Do hidherohesh a lumturohesh sdi
Unë plagë që fle trupit tënd kaq vjet
Sa herë merr frymë të dhemb përsëri.

 

***

Shtepizë e fëmijërisë tutje mbi det
Dimrit tymi oxhakut kthehet në re
Sa e trishtuar do të ngjante vërtet
Sikur zërat tanë mos na prisnin atje.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s