Poezi nga Rudina Papajani Mërkuri

Poezi nga Rudina Papajani Mërkuri

 

BUTËSIA NË NDJESI LOTUESE..

Kishte kaq shumë dashuri,
mes tyre,
sa toka u lehtësua,
nga puthja e dy filizave,
hardhitë rebele në bacet e papunuara,
u harlisën,
dielli tundi kokën,
dhe rezet ndriçuan më thellë,
puthjen e asaj dite.
Atë çast frutat u bashkuan në një,
si për të dhuruar mushtin e mbledhur.
Erërat që banonin afër shiut,
i shtynë më tutje ledhet,
dhe shiu hokatar,
lagu ndiesinë lotuese….

 

U pamë vetëm një ditë

U pamë vetëm një ditë,
si rrezja e parë vjedhurazi,
nga kreshta e malit,
ndrojtur bashkuam duart,
si ushtar të pabindur,
në shkëndijën që arratisip akullin.
Besuam se lulja e rënë në sytë tanë,
banonte në bebet që dridheshin,
në supet e fuqishme si lisa në rininë e tyre.
U pamë vetëm një ditë,
në grindjet e vogla,
që luanin si flutura nga shpirtrat tekanjoz.
Gëlltitëm kohën kur çasti mori hijen,
E fryma ngeli ortak në rrugën e gjatë.
Atëherë besuam se goja s kishte fjalë,
zemra u burgos nga çelësi i “kabinës njeri”,
zinxhirët u dënuan në bodrumet e ngrehinës,
baltra të mavijosura të njerzve pa fre,
u strehuan tek ty,
në Brazdat e kohës me tirqe.
Kjo ndodhi atë ditë,
kur ti shite frymën “borxh”…

 

 

JA PSE U FSHEVA PAS PUTHJES TËNDE….

Ja pse u fsheva ,
pas puthjes tënde,
pas prekjes të trupit në dalldi,
ku heshtur bërtiste,
rinia-gjaku dhe shqisa në arrati.
U takuan aty,
lëkura mishtore,
muajt e zënë me dashuri,
trokitjet e godave,
e capet e lodhura në pleqëri.
Ja pse krevati vazhdon të jetë bashkë,
unë e tulatura,
e ti perëndimi me yll rrëzuar në detin e lashtë….

 

E DUA DASHURINË TIME…, SI ZJARRI

E dua dashurinë time,
si ai zjarri i ngrohtë në fytyrë,
si ajo limfa në gjak,
që nuk ndalet në tingujt hark.
E dua kaq luksoze,
kur vjen në gjumë e të gënjen,
kur flet me princa ..desdemona,
kur bie për të shtrenjtën ndjenjë.
Oh po vjen valë e rrëmbyer,
sirenën përcjell,
me mijëra tentakula mollën në shenjë godet.
E dua dashurinë si vera,
në tamuzanet shekullor,
ku rrinë gjaku dhe tërbimi,
pija që të shëron.
E dua dhe kur lumturia vjen vetëm për pak,
më shpie në pyll,
në ëndra,
në kupën e Zotit,
ku freskia thanë lotin,
tinzësh rënë nga sytë e mi.
E kupton tani,
sa forcë që marr,
sa yje rrëzoj nga qielli,
ajzbergët i kthej mal.
E dëgjon zogun sqimatar,
këngën ndezur furrë,
lirinë e bregut valë…

 

MOS LËNDO BUKUROSHEN E FJETUR…

Mos lëndo,
dritaren e bukur,
që pret shend e verë,
të luaj perden,
kur vjen ti,
mos lëndo bukuroshen e fjetur,
netët pa gjumë,
kur në shtrat ri e të mendon.
Unë e njoh ndarjen e gjatë,
zërin që lutet brenda vetes,
pa thënë më fal,
tymin e bardhë,
që fshihet pas qiririt,
me shpresën që të shoh atë,
ankthin e lumturisë,
që fle butë në të linjtat bardhoshe…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s