DIELLI S’PERENDOI NË RIVIERË ( Vanzhdim pjesa 5) / Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 

DIELLI S’ PERENDOI NË RIVIERË
( Vanzhdim pjesa 5)

Flladi jonik kreh lule limoni,
Me petale brishtore
Mëkon ushtri fluturash.
Sterkalat e dallgëve si pulëbardha
Strehen te Shpellë e Pëllumbave,
Shtergët gugasin mbi vezë shtruar,
NË puthje sqepash kalojnë këtënate.
Flladi jonian i kripur
Dridhmë kandilesh në shpirtin pus,
Mbrëmja e bruztë shalon malet
E ndalet në fronin e vjetër Zeus.

Ah! Trupi im në tjetër materie,
Baltë bregdeti gjer në asht;
Një dorë kjo ere m’a merr me vete,
Dhimbja e tretur horizontet mvesh.

Mirësia lukovase m’a çliroi zemrën,
Qilimin shtroinën hijen e një dardhe;
Therime buke u bë për çdo zog,
Shtergët cërlonj,mihëtaret shak shake.

Shpirt pagan m’urtohet në këto troje.
Eshtrat e Kosinës me to më ngjajnë,
Thirrjet stërgjyshore nën këmbë i ndjejmë
Nga Preveza,Pollogu,në lehonën Zarë.

Shpirti profetit çdo gjë mëkon
Nga kohë e sotme në Akrokeraune;
Kuqëlimi I bruztë ndehet kodrinave,
E shpirti të ngryset në portrete Monalize;
Ndonëse tymi zjarrëve daravitet
Si qirijt e përshpirtjes e një kishe.

NË kafe të moshuar por krenarë,
Kryet akoma lart i mbajnë,
Moshën pleqërore në galje s’e kanë
NË mendje e zemër u vine nga largë
Zërat e bijve mërgimtarë.

E gjeli i zgjimit
Hap dyert e ndriçimit,
Nga muslluku I shpresës
Rrjedh vaji epistolik i ripërtëritjes;
Shuan gacat e ullirit,
Shpërvjel shtëpitë e pafryma,
Dritaret fërgëllojnë qepallat e ndezura të kuqëlimit.

Nga shpirti lëçiten motet e shkuara.
Ah! Motet e shkuara të aksionëve….
Vërshon llavë e punës si qëmoti
Nër sytë pleqëror tarac-ballkonëve.
Vajtojcat mërgatore pa kthim,
E ndalen terrin e trshtimit,
Zeri migrimit i çeli kapanxhat e detit dhe tokës,
Elekroliza mendimit
Bravave jua hoqi ndryshkun,
Qemereve të portave u fali ndriçimin,
Qyqja s’këndoi këtë pranverë,
Fole e sajë
u mbyt
Korfuzit thellë.

 

One thought on “DIELLI S’PERENDOI NË RIVIERË ( Vanzhdim pjesa 5) / Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

  1. Duke lexuar poezite e V. Muci futesh te shkruash dy fjale per artin e poesise ne pergjithesi: ka mungese ritmi, ka probleme me pikesimin, ka tematike te rendomte, ka dukuri te theksuara celebrale, tematika duhet te selektohet, etj.jo cdo frymezim mund te hidhet ne leter( poezia ka rene ne preherin e rutines); lexon nje poezi ajo nuk te ngroh… C’ ka ceka ma dikton reliteti se si thuret sot poezia. ” Nuk do te thote qe poezia qe shkruan autori i pelqen atij dhe te tjereve.” Ketu ka shume probleme…e, te gjitha keto problemevi kam trajtuar ne shkrimet e mia kritike, ku, besoj se jane ndihmese per cdo pene, qe mundohet te bej poezi. Ne kemi nje tradite te vyer qe duhet te kihet parasysh nga kushdo.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s