Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

E gjeta…

E gjeta me kë me ngjan ti.
Ti më ngjan me një fantazmë,
që vjen në darkë vonë në majë të gishtave
e më futet në frymë.
M’i puth duert e m’i ledhaton sytë.
Mundohem me e përzanë atë,ty e veten,
por nuk ia dal.
Bie n’dashni me të tre njiherësh!

 

***

Sa t’ vuen ky shpirt
i ofruem për dashni t’akullt Ajkunë.
E di!
Të dhemb kjo natë
sa dimni që thau luleborën.

Ndoshta ka me t’mbrojt’ dashnia jéme,
se edhe unë kam vuejt,
fort,shumë…aq sa
ka me u gzue ky shpirt
kur t’dalin prej meje!

Si qëlluem kështu?
Unë e vogël
Ti ordekun.
Njimijë vjet na shkuen kot
se s’mujtëm me u barazue
me baraka t’shembuna,
as me dekë currave.

Nuk vdiset për kurrgja…

S’paku jo pa vallëzue me ujqën,
si shi n’tokë të plasaritun.
Anipse t’lodhun çdoherë
si për t’fundit herë
tuj prit dhimbjen e rradhës.

Mos vuej Ajkunë!
Dashnia asht plagë që dhemb prej s’mirit
e t’bán prap me besue
n’lapsa t’thyem e dafina t’vyshkuna.

 

***

Një dëshirë si llavë zjarri,
zemra brenda seç e treti,
kristal si borë në male,
e të thellë sa vetë deti.

Për një yll atje në qiell,
as ditë,as natë bëj gjumë,
dita shkon det I trazuar,
nata shtrëngatë,furtunë.

S’mundem dot të shkoj tani,
ndaj urimin nis me këngë,
fluturoj si zog i lirë,
detin e kaloj në këmbë.

Dhe tani mbas shumë motesh
trup e shpirt e mbushur plagë
e dua si sytë e ballit
si atë, herën e parë..

 

***

N’andrra vij drejt teje,
si troftat e mshehuna
në gjinin e lumit të vajznisē,
dehun e përflakun
me ti dhanè përnjimend dy kupa me helm, 
e puthje t’amla virgjnie t’preme si gërshet
n’legjendat me lulëzonja qëndisë
si peng i nusnisë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s