Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
TRËNDAFILI NË GOJË TË ËNDRRËS
 
Natë përpëlitjesh… zhytur në mendime…
Trishtimi valëvitet barkusheve të zemrës,
si flakë e bardhë thellësive të errëta të shpirtit…
Mbi degën e një lisi një pëllumb krahëshkruar,
më solli një imazh si në përrallë…
 
Toka lëshon tinguj…. si këngë erdhe ti,
si yll i ndritshëm ndriçove hijet e fatit tim.
Hapi krahët jeta ime,
agime e perëndime shfaqur në ëndrra.
… ndriçuan sytë e ndjesive…
 
U ngjita sipër shkëmbinjve me shpresë.
Për ty e me ty, luftëtare e papërkulur deri në amshim…
Më çeli trëndafili në gojë të ëndrrës,
bri yllit të natës magjike që s’ kish mbarim…
Kthjelltësia e miti i një ndjenje të pastër, është
Dashuria e vërtetë…!
 
 
 
PRITJE E GJATË
 
Kur ta puthë ëndrrën një natë
Heshtjen do e shkrij
Mbi buzët e mia do të rrjedhë Mjaltë bletësh.
S’do të ndahemi më asnjëherë
Verë e pranverë as vjeshtë as dimër
Në sytë e mi dua të blerojë kënga.
Pritje e gjatë
Kur të takoj…do plas nga ky mall
Që çdo natë më ngacmon.
 
 
 
TË KËRKOJ
 
Natë…
Mbi qerpikët e mi Të gjatë harkorë
Ndjej se të ftohtit ka hyrë. Edhe mes vargjeve
Sytë janë bërë lum loti shi
Në ëndrra të kërkova sa e sa ditë
Më duket se kam humbur rri e vetmuar.
Te ky lot dhembje jam strehuar
Unë shpirt i harruar i natës
Të kërkoj
 
 
 
JE SHTRIRË
 
Në kujtesën time stinët vijnë
Duke vrapuar me lule pranvere
Dua të shtrihem dhe unë
Mbi gjoksin e natës tek ti .
Kujtesën e kam dallgë,
shpirti më gufon .
 
Nga gjumi në mesnatë një ëndërr më zgjon.
Do vij i dashur një ditë do vij unë.
Valësh detit një puhizë të më përkund
Në kujtesën time stinët vijnë !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s