Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

DHIMBJE PËR NJË MIK…

Sot ndjeva një sëmbim të hidhur në zemër!
M’u largua një mik!
Nuk iku larg,
jo, jo!
Është këtu, në kryeqytet me detyrë të lartë shtetërore!
Po desh më shtypi me makinë
kur po shëtisja me nipin për dore!

Makina me xhama të zinj,
me zyza të zeza e çantë të zezë miku im…
Më pa,
por… e fshehu shikimin pas xhamave të zinj!
Ndaj më sëmboi në zemër
dhe ndjeva trishtim!

( Ma rikujtoi facebook, sot, pas nje viti dhe vura re se edhe gjate ketij viti, kam humbur tjeter mik, si ky i vetures me xhama te zinj!)

 

FUTU MOJ NË GOTË MË FUND TË TË PIMË!

U ulëm të pinim, një ditë në fund-gushti,
eh moj luleshege, moj ajka e qumështit
Ujë na u bë vera, ujë raki e rrushit.

Duke tundur belin, more porosinë,
“Preferoni verën, a pini rakinë?”
Futu moj në gotë, me fund të të pimë!

Bistakët e pjekur, na binin mbi krye,
luleshega qeshej, si hëna ndër yje…
E ndiqnim me sy, si thëllëzë ndër pyje.

Oh ç’vithe të kolme, si gjysma bostani
dy pëllëmbë mbi gjunjë, i rrinte fustani,
Gjinjtë si dy pëllumba, s’i mban xhamadani.

Pimë, nuk dimë sa pimë, atje nën pjergull,
Dajti na qortonte, mbuluar në mjegull,
Në gota rakie, vasha ishte tretur…

 

ANKIMIM

Ma mori puthjen petale e trandafilit
për të aromëzuar buzët e vajzave,
ma mori lotin shiu 
per të larë mëkatet e dashurive të vrara.

Ma mori frymën era
për të përkëdhelur gjinjtë e vajzave,
ma mori gëzimin pranvera
për ta shpërndar si polen fushave dhe arave.

Ma morën dritën hëna dhe yjtë
që shtratet e cifteve t’i kthenin në magji,
ditët m’i morën ngjyrat e ylberit,
ta kthenin në ylber çdo nusëri.

Ma mori këngën vala e detit
për të këngëzuar ëndrrat e çifteve netëve të vona,
ma mori shpresën pritja
për të rritur shpresat dhe pritjet tona.

Ma mori mallin, malli
për të ngritur kala dhimbjesh për ata që s’i kemi pranë…
M’i morën,
të gjitha m’i morën,
veç dashurinë dhe ëndrrat nuk m’i vranë!

 

JEMI VONË

Kemi vite që rrimë pranë e pranë,
në ditë të bukura,
në ditë të trishtuara.
Shumë prej tyre na lodhën,
na munduan,
shumë të tjera i patëm të gëzuara.

Tani që u plakëm dhe na u kërrus shpina,
me nostalgji,
rininë e bardhë kujtojmë…
Edhe të vijë si ylber lumturia,
Vështirë të plotë ta shijojmë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s