Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

LIRIKË PËR FLOKËT E TUA

Luan era me flokët e tua
e t’i ngatrroi në vathët flori.
Erë e marr aspak s’të dua,
pse i prishe flokët e vajzës ti?

-Eja, seç më thirri era,-
rregulloja flokët përsëri.
Me duar shpleksa flokët e verdha
mbetën në vathë flokët e mi.

 

SHËTITJA E FUNDIT

*Ali Podrimes

E bukura është një grackë e përkryer
Për të kapur flutura ndjenjash,
është shëtitje magjike
Për të mbërritur nëpër rrathët e parajsës,
Është ujë i kaltër deti që fal ndjesi të lumtura
dhe mbytëse për shpirtrat,
Është një vizitë në planetet e pafund të Universit,
Nëpër yje që lindin e vdesin, ashtu, në heshtje
e plot ngjyra,
Është pyll me drurë ëndrrash e lule erëmira,
Që dehin të blertën shlodhëse e ajrin,
Dhe ngop mushkëri vargjesh
të etur për frymëmarrje,
E bukura është fllad ere që ulet e prehet
mbi gjethe qetësie
Duke shkundur lodhjen prej krahëve.

Dhe pse, në shëtitjen e fundit,ajo,
u ngjason bletëve të mira
Të etura për punë e fluturime,
Për t’u kthyer e ngarkuar me polenin
e domosdoshëm
Në formimin e mjaltit të denj,
për kosheren e poezisë botërore,
Futet në trupin e bilbilit
E këndon me zërin e tij nga pema në pemë
duke e humbur rrugën për në kthim
Dhe gjetur veten në pavdekësi.
Por, e bukura, qënka dhe djall’ i pabesë,
dhe bukuri që vret,
E cila ndau prej nesh e familjes
Njeriun më të dashur të zemrës,
Dhe poetin e madh.

Dt.26.07.2012. 
Miltiadh Davidhi.

 

DËNESJE VJESHTE

Mbështeta kokën
mbi kraharorin e një peme,
me gjethe të zverdhura
dhe po qaj.
Është vjeshta e parë,
që po troket,
ku nëna ime s’mund t’i përkedhelë
më gjethet e saj.

Dt.09.08.2015.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s