Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Në Emër të Ligjit

Ti që më shkel me të dyja këmbët
U ngrite para meje si kuçedër
Më tregon forcën e dhëmbët 
Dhe Unë të thërras në Emër !

a@z 28-08-2017

 

Qyteti Im

Degëz ulliri.
Gjethe limoni.
Oksigjen pishe.
Jod deti .
Shpella brigjesh.
Fresko trupin,
nga pluhuri,
nga balta .
Qetëso shpirtin ,
këpucet e lodhura ,
të dasmorëve ,
që kërcejnë vallen
antike të meritokracisë !

a@z

 

Kanina Ime

Të dua si lojën e fëmijërisë
Të dua si aromën e etërve
Të dua si pllakat e “avllisë” 
Të dua si kështjellën e mbretërve .

Të dua për fjalët e mençura të plakut
Të dua si erën e detit e të sofrës
Të dua gurët e bardhë të ‘sokakut’
Të dua sofatë e gurta e të rrumbullakëta të portës.

a@z

 

Dy shkronja

Më mungove deti im këtë verë të nxehtë!
Më thuaj aty i kam gjurmët akoma ?
A mos vall ajo dallgë e pati të lehtë, 
Ti përpinte me gjuhë ato dy shkronja ?

a@z 23- 08-2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s