Kalendari poetik: Fadwa Tuqan (1917-2003) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fadwa TUQAN

Kalendari poetik: Fadwa Tuqan (1917-2003)

Më 1 mars 1917 u lind Fadwa Tuqan dhe ishte një nga zërat më të njohur të poezisë palestineze. Tema e poezive të saj përfshin luftën e popullit palestinez për liri, ashpërsitë e luftës dhe gjendjen e femrës në botën arabe. Studioi për letërsinë angleze në Universitetin e Oksfordit. Pushtimi i qytetit të saj të lindjes, Nablus, nga ushtria izraelite la gjurmë të thella dhe në poezinë e saj. Fitoi mjaft çmime të rëndësishëm ndërkombtarë për poezitë e saj. Gjatë udhëtimeve të saj, pas vitit 1948, u njoh edhe me poetin e shquar italian Quasimodo, i cili si duket, i goditur nga bukuria dhe mprehtësia e poetes, i çfaq dashurinë. Poetja u përgjigj me këtë poezi që sot sjell për ju:

NUK E SHES DASHURINË

Unë, o poeti im, kam atje në atdhe
të dashurin tim, që të kthehem më pret.

Është bashkatdhetari im, nga vendlindja ime;
dhe as të gjitha pasuritë e botës,
as hëna, as yjet plot shkëlqime,
s’më kandisin zemrën e tij të humbas
a dashurinë e tij ta shes.

Por megjithëse ndjenjat e dëshirat si femër
bëjnë të rrahë hareshëm kjo zemër
kur në sytë e tu sheh hije dashurie
dhe ndjej vështrimin e tyre si një grishje.

Për këtë zemër krenare ndjemë,
që s’do të dijë kur ti ëmbëlsisht pëshpërit:
“sa e bukur je me këta sy të thellë!”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s