Kalendari poetik: Pier Paolo Pasolini (1922-1975) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Pier Paolo PASOLINI

Kalendari poetik: Pier Paolo Pasolini (1922-1975)

Më 5 mars është data e lindjes së P. P. Pasolini-t, poet, shkrimtar, regjisor, skenarist, dramaturg dhe gazetar italian; njëri nga intelektualët më të mëdhej të shek. XX; jo vetëm kaq, u shqua edhe në fusha të tjera, si piktor, gjuhëtar, përkthyes e eseist. Të tjera kurreshti ka plot Wikipedia…Kam disa shqipërime prej tij, ja një prej tyre:

VLERA E HUMBJES (fragment)

……………………………………………………………………….
Për të mos u bërë dikush që çan me brryla në shoqëri,
për të mos shkelur mbi të tjerët për të arritur i pari.

Në këtë botë ku të ndyrët e të pandershmit fitojnë,
shpërdoruesit e pushtetit, puthadorët,
ata që janë në pushtet, që na vjedhin të tashmen,
pa zënë në gojë të ardhmen, të dhënë pas suksesit,
dukjes, karrierës.

Kur shoh këta lloj fituesish, parapëlqej ata që humbasin.
Është një ushtrim që më del mirë fare.
Më bën të ndjehem mirë me atë pak shenjtëri që kam.

Sepse pëlqej më mirë të humbas
sesa me mjete dhe mënyra të pandershme të fitoj.
Faj i madh ky imi, e di!
Dhe e bukura është se kam pafytyrësinë ta mbroj një faj të tillë,
madje ta quaj edhe virtut…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s