Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Flladi pranveror

E shkuara
na kërkon parakalim
në kthesa,
aty ku s’lejohet.
S’po pyet a na pëlqen,
kur e ardhmja
me të kaluar mbulohet.

Çfarë iku,
duhet lënë pas,
bashkë me qortimet e vjeshtës!
Marsi kurrë tetorit s’duhet t’i ngjasë,
edhe pse ka vjeshtë
në sythet e pranverës.

Ka vjeshtë të përtërirë
ngarkuar me fruta,
që lulet në sytë tanë arrin t’i fshehë,
por kur shkëmbehemi
me erë vjeshte ndër kthesa,
e ndjejmë se na mungon
flladi i pranverës.

 

Kohë e pafajshme

Një mirupafshim,
ishte fjala e fundit,
vështrim pa fjalë,
vranësirë…
Rrezja e diellit
përmallshëm,
po ikte larg
si lamtumirë…
Koha kishte ngrirë,
e trembur,
në eter mbeti pak ajër
për frymë,
një fjalë e pa thënë,
ish vetprangosur,
me mirënjohje
dhe po aq keqkuptim!

 

Koha kumton të fshehtat

Bien këmbanat e orëve,
koha kumton të fshehtat.
Kaloi dhe një orë,
fjalë që na sjell të qeshura,
kaloi edhe një ditë,
e ç’rëndësi ka kjo për jetën,
kaloi edhe një vit,
hajt ta ngrejmë me fund gotën!

Bien këmbanat e orëve,
koha kumton të fshehtat.
Zviceranët nxitojnë
të ecin me kohën,
në shenjë nderimi,
në ecje.

 

Mbi ëndrrën që ti kishe thur

Mbi ëndrrën që ti kishe thur,
kishte rënë pak vesë,
iu tremba diellit një të shtunë,
mos do ta kthejë në rreze!

Ëndrra që ti kishe thur,
një ditë të gjatë qershori,
një të shtunë,
u bë urë që s’e pamë,
u bë erë që dot s’e mbledh,
u bë fjalë që s’e dhamë,
u bë diell.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s