FUSHËGROPA / Tregim nga Salih SALIHU

FUSHËGROPA

 

Tregim nga Salih SALIHU

Buzëqeshje e zverdhur në ditën me diell përcëllues, hapësirë e larë me gjak.

Jo tokë e premtuar por  e banuar dem baba dem nga lashtësia.

Historia e ka të vështirë caktimin e lashtësisë.

Gjurmët e lashtësisë arkeologjike shtyjnë në qindra, mijëra e ndoshta edhe në mileniume, lashtësi.

Jo bartës në sqep të korbit, as të sorrave krrokatëse por, autoktoni e kah hershme. Korbat luftojnë ta nxijnë çdo gjë, sorrat me krrok atje  ndotin ajrin.

Shqipja i ndrydh krimbat, që të mos prishin gjelbërimin.Lisat krenar që do ta prekun qiellin. Hapësira, gjithnjë hapësira Fushëgropë. E mbushur tym e flakë, erë baroti, aromë vdekje.

Një subjekt i quajtur kufomë po qelbet.Aromë e pa dëshirueshme që të zë frymën.Por, çdo gjë e çartë !…

Kufoma që qelbet duhet varrosur.Jo afër prapa dielli.Varrosja e afërt frikë nga fantazma.Gjëra që dihen, fantazma simbol i së keqes, degjenerimit dhe shkatërrimit.

Jo lehtë, por, një shtyrje e fortë.

Kujdes gjatë operacionit, gjithnjë shkaktar infektimi dhe helmimi.

Komanda vënje mburojash, gazat në gojë, parzmat ilire. Pushkët në vend të drunjtëve, në supet që bartin arkivolin.

Gjithnjë kujdes, kufoma që shtihet quhet fantazmë. Kujdes gjithnjë kujdes !… Kufoma e qelbur ende bartet, ende rëndon, peshon në supe të fuqishme si shkëmbi.

Humori, injorimi, me kufomë të qelbur injorim ndaj vetës shpesh herë i përzier me satirë.

Supet që peshojnë shkëmbin, bartin  dhe vetëm bartin.Por supet kanë nevojë edhe për pushim.Por, pa mundësinë e pushimit e shkakton, pesha e rëndë e kufomës së qelbur.E rëndë është pesha që bartet në supe, sa pesha e viteve dhe shekujve.

E rëndë është edhe era e qelbësirës që përhapet në Fushëgropë, e cila ta zë frymën.

Ajo ende bartet, prapa dielli, qenka rrugë e gjatë u dashka djersë mund e sakrifica.Vuajtje gjithsesi, nga epidemitë, vdekje prurëse  të sjellur  nga era e kufomës së qelbur.

E ende paqartësi në koka labile, shikime me një sy në mes gishtërinjve, injorim në vepër, soditje nga largësia.

E kufoma qelbet e qelbet. Vuajtjet SIZIFIANE përjetojnë ankthin.

Kthetrat e kufomës përjetojnë përpëlitjet e ëndrrës së përçartë.Funerali rend, rend dhe vetëm rend.Supet rëndohen, djersitën, këmbët lëvizin me hapat e breshkës, por të pa mposhtur.

Pika kulmore dihet, prapa diellit. Hej prapa dielli?!… Fushëgropa do frymë marrje të lirë.

Shtigjet e qëndresës thurin ëndrrat e ardhmërisë. Vallë janë këta përcjellës të kufomës së qelbur, apo, krushq të shkrirë. Jo, jo këta janë mendim i ndarë në dysh.

Këta bartin në supe kufomën e qelbur. Por daullet, zëri i të cilave ndihet në tërë botën, lajmërim i largimit të së keqes.Pushkët ushtimë e tretjes së erës së qelbur.

Porosi nga shekujt që na tundin dhe na shkundin.Shkëmbi lidh tokën e prek majat qiellore.Dita po afrohej gjithnjë zgjim emocional.Pika kulmore ende nuk bie.Djersë mund e gjak.Legjendë mbi legjenda.Legjendë vitesh e shekujsh.Fushëgropa, rendë drejtë pjesës së diellit që i takon.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s