Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Nanë!

Nanë,
Ti që me sy të vujtshëm
kndon melodi qerpikësh.
Ti zojë e bekueme s’më braktis,
kur duert më dridhen ,
e ikjen ja u fali ditëve ku dielli njeh ftohtë.
Rrin tue m’pëshpëritë,
e hesht veç kur m’puth.
Ti që dashninë ma mësove n’lutje,
n’lot e n’shpresë,
e me krejt mimikën më citon vedin
që asht veç NJI,
për çdo epokë të jetës.

Kjofsh bekue!

 

Dy fjalë për…

Ty që më kalon përbri
me sy të përmbysun.
më sheh me keqardhje
e mëshirë s’njeh.
Ty e dashtun që përshkon korridorin
me nji dramë në gjoks
e një dramcë shpresë.
Ty që elegji i shkruen gjinit të hekun
dhe ende nuk e din sa e bukur je.
Ty që nën kapuç
kryet pa flokë fshehë,
mos ki dert betejat e jetës
të kanë mësue me mbijetue.
Ty moj grue e bukur që më ngushëllon mue,
dy fjalë kam…
Dueji të gjithë.
Nanë, babë , fëmijë
burrë
qej e mica,
a kë të ndjesh ti.
Veç për çka ke ma të shtrenjtë
mos harro me dashtë
KRYEFJALËN e jetës,
veten!

 

***

N’mjegull kanë mbetë germat
që kam shkrue në trupin tand,
melodia ju qep skjepit t’zogjve
që kthyen stinën e Zotit,
ne jetë.
N’qiri kam ngrohë këto duer të rreshkna,
me shpie veç nji çast,
sythat e buzve ti kam çilë në gojë
me kast.

Veç pranverë asht
ky lulëzim
kjo drithërimë
sa herë më shënjon vertebrat.

 

***

Në rrugën time
ndeshi shpesh sy burrash të unshëm,
që nuk e dinë se uria ime
ja u kalon.
Por shija e hollë
s’ më lejon me ja kalue vedit.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s