Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

IKJA E TRISHTUAR

Ikin e s’ndalojnë shqiptarët e mi
Rrugëve pa kthim për një shpresë
Më keq se motit kur kishim stuhi
Kur duarthatë luftonim për qëndresë

Ikin e nuk i ndal dot asnjë kufi
Mes e përmes tokave të premtimit
Marrin veten me barkun plot uri
Duke shkel mbi ngjyrat e durimit

Kush më thoni kush
I shtynë këto ikje pa kthim
Kupën e durimit kush na e ka mbush
Që plagë e uri të na mbeten i vetmi ushqim;

 

MA LEHTËSO PIKËLLIMIN, O XHAN!

Ka rënë flakë moti të ligë,
kudo toka po kthehet në hi.
Ti do jesh sot në anë të botës,
ke marr sytë, shpirtin tim.

Ç’më duhet dredhka e blertë aty,
dega e shelgut, lulja në saksi?
Ç’më duhet revan i kalit në film,
shkëlqim veturash tërbuar asfaltit?

Pa ty jam, si pa të dashur e pa poet
lexuesi.
Si pa burbuqe, kopshti i mëkatit, – pa ty jam.
Si pa borë, alpet. Pa mëlçi, shpresat e mia.

Vdes e lind çdo natë, çdo ag. Ma lehtëso pikëllimin,
se më je, fushë pa fund e blertë, të kam kaq xhan!
E nuk di njeri që dashuria nuk shkelet dot,
se banor i fundit këtu do të jetë kërdia.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s