Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Mall për babanë

Kam mall,
Ah sa shumë mall kam
Të shoh edhe një herë babanë,
Ta shoh dhe një herë
Ashtu si e shihja atëhere.
Ta shoh ashtu,
Të shtrirë në minder,
Pranë sobës së ngrohtë,
I lodhur nga puna e rruga e gjatë
E me borë, në ato dimra të ftohtë.
Ta shoh atje
Në atë rrugicë ku,
Sa herë dilte nga shtëpia,
Sidomos ne dimër
Veshur pallton e madhe
Që i rëndonte aq shumë mbi shpatulla,
Ecte me bastunin që mbështetej në çdo hap.
Kam mall,
Ah sa shumë mall kam,
Ta shoh dhe një herë babanë,
Të dëgjoj zërin e tij bariton,
Të dashur e shpirtëror.
Kam mall
Të dëgjoj edhe kollitjen e tij,
Atë kollitje që s’ju ndah asnjëherë
Deri në fund të jetës.
Kam mall
Për babanë tim!
Dua ta shoh edhe një herë,
Dua të ndjej dorën e tij në kryet e mia,
Të ndjej vështrimin e tij
Që fliste aq shumë për mua
Dhe për të gjithë ne fëmijët e tij.
Dua ta prek edhe një herë në duar
Babanë tim,
Në ato duar plot rrudha,
Që flisnin aq shumë
Për punën e tij të ndershme
Dhe përpjekjet e tejskajshme të tij,
Për të rritur e edukuar fëmijë
Të pastër e të ndershëm,
Ashtu si ishte edhe ai vetë.
Dua të ndjej edhe një herë
Dhimbjen që kishte ai në shpirtin e tij
Sa herë ndjente varfërinë në familje.
Unë, fëmija i tij e vështroja në sy
Babanë tim, në ata sy të përlotur
Që shprehnin aq shumë dhimbjen e shpirtit të tij.
Dua ta shoh edhe një herë babanë tim,
Dua të ndjej edhe një herë
Dashurinë e madhe që kishte ai për nënën tonë,
Që i qëndronte pranë e në çdo hall
Dhe i falte aq shumë dashuri.

Dua ta shoh dhe një here babanë tim
Dhe t’i them
Me pastërinë e shpirtit tim
Falemnderit babai im…!

 

Në bregun e liqenit

Ashtu si dikur
Edhe tani,
Ky breg i heshtur
I liqenit të valëzuar,
Ka qënë e mbetet
I shtrenjtë për mua.

Vite rinie aty kam kaluar
Dhe serenata me kitarë kam kënduar.

Aty kam kaluar
Me plot ëndërrime,
Rininë,
Pranverën e jetës time.

 

Fëmijëria në liqen

Sa mall kam të qëndroj
Këtu në këtë breg liqeni,
Ku trupi im lakuriq e i njomë,
Shtrihej në guriçka nën rrezet e diellit.

Kujtoj ditët kur liqeni kishte valë,
Ne me valët përplaseshim ballëpërballë.
Qëndronim aq shumë në ujë e në diell
Sa trupi na nxihej e buzët bëheshin ster.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s