Poezi nga Adelina Dardha

Poezi nga Adelina Dardha

 

***

Si hijet e natës
më rëndojnë qepallat.

Majat e tyre zgjaten tek
guri i avllisë.

I zbardhuar nga thinjat,
tek gjoksi i mëngjesit po rri!

 

***

Makthet e natës dridhen
bashkë me vijat e trasha të pizhamave të dimrit,
veshur si ëndrrat e fundit,
në shtratin e orbitës të syve të pagjumë.
Ashtu po i ngushtohen vrimat e tokës nga kopsat
e këputura,
kur bie fryma dhe zhurma e gjumit!

 

TIRANA IME…

Tirana e Atdheut tim,
me shkëlqimin e dritave të mbuluara
me pëlhurin e rrugëve të stolisur,
Çapitet brenda zemrës time.

Erdhe kaq shpejt si mimozat
e luleve në stinën e paharruar
të kujtimeve të mia.

Një dëshirë e paskajshme, rritur me ëndje
përmes fëmijërisë time,
u rrite Tiranë,
si aromë dëshirash të vjetra,
që të dehin zemrën e përmalluar.

E ngujuar, i tretë ankthet,
autostratave të perëndimit,
si lindja të buzëqesh me buzët
e paqeshura,
të përkëdhel me shikimet e largëta,
të puth me fjalët e pathëna,
të dashuroj me bulëzat e ndjenjave.

Tek ty kam hedhur vuajtjet e gjata,
pagjumësinë e stinëve të tretura nga mendimet,
tek ty kam ndërtuar themelin e të ardhmes,
me gurët e bardhë të vendlindjes time.

Mos më lerë jetime nëpër mall,
por më përqafo me shallin e jetës,
në kraharorin tënd.
Si mërgimtare do e vadis shpresën,
se një ditë do t’i çel sytë në agimet e tua,
që hapat t’i hedh me çiltërsi,
nëpër kalldrëmet e tua veshur ëndrra.

Tirana e Atdheut tim,
Gjithë dëshirat dhe ëndrrat e mia
rrotullohen rreth emrit tënd magjik.
Asnjë çast
imazh i qytetit të madh
mos më ik!….

 

***

Po më qortojnë me heshtjen e tyre,
rrugicat e kalldrëmta,
hapat e e kujtimeve.
Dashuritë prej andej,
po më qortojnë,
për mungesat,
për mosardhjet e mia nëpër vite.
E lodhur nga petalet e këputura,
nuk po e mbaj më nga gjunjët,
peshën e rëndë të mallit,
kur bie të fle
dhe dot më nuk ngrihem
që të shkoj.
Dëbora e këtushme vazhdon dhe bie.
Brenda meje
fluturojnë vetëm pulëbardhat!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s