POETET PREKEN LEHTE, LUMTURI LAPARDHAJA DEMIRI (Ese mbi një të papritur që duhet të ishte normalja) / Nga: Shpend Sollaku Noé

POETET PREKEN LEHTE, LUMTURI LAPARDHAJA DEMIRI
Ese mbi një të papritur që duhet të ishte normalja

 

Nga: Shpend Sollaku Noé

http://gazetadielli.com/?s=Lapardhaja+Sollaku

Poetët preken lehtë, sidomos kur i zgjon herët një surprizë e arritur që përtej oqeanit. Eshtë Amazon, por kësaj here me fytyrën e Lumturi Lapardhaja Demirit. Me atë vetë, si me një prezantim të këndshëm të ditës së porsalindur, më lidh një tag me emrin Shpend Sollaku Noé: Lumturia sapo ka blerë antologjinë time poetike «Atdheu i tjetrit».
Fisnikëria nuk ulërin, ajo pëshpërit fjalë poezie, si ato të ndieshmet, të druajturat që shkruan poetja Lumturi,që ka për atdhe Korçën ku jeton , që ka për atdhe dhe Beratin ku u lind, që ka për atdhe edhe Amerikën ku ndodhet.
Për mua dhe për të Korça domethënë edhe miq të përbashkët, domethënë edhe Skënder Rusi, që për librin me poezi të Lumturisë ka shkruar parathënien, domethënë edhe shkencëtarja Irena Nikaj; domethënë edhe studiuesja dhe gazetarja Nini Mano, domethënë edhe shkrimtari Edmond Shallvari…

 

Lumturi Lapardhaja

Për mua dhe për Lumturinë Berati domethënë edhe Kristina e Thomai, domethënë edhe Dudi dhe Isufi, domëthënë edhe Parashqevi Sahatci, edhe Altin Revania, edhe Simon Vrusho, edhe Gazmend Shehu, edhe dy Avdylët, Pilafi e Zeneli.
Për mua mjafton që ajo ka thënë Berat, dhe ka thënë fisi i babait, duke u nisur nga ai të cilit të gjithë i kemi një borxh: gjyshi im, orientalisti Hafëz Xhelali, autor i sa e sa dorëshkrimeve të mrekullueshme në një arabishte të admirueshme, të hedhura në letër në fundin e 1800-ës.
Çʼmë preke velat e mallëngjimit, beratsja e vargjeve Lumturi Lapardhaja. Anija im tani ka vënë përpara detin e lotit, përplaset sa andej këndej, nëpër sope e grrona me shije të kripur.
Poetët preken lehtë, mjafton të shohin që dikush kujtohet për ta. Mjafton që të kuptojnë që mundi e pasioni i tyre nuk shkojnë drejt hiçit.
Dhe ti e di mirë këtë, beratsja, korçarja, amerikanja e të papriturave, pasi edhe vetë përpëlitesh nëpër vargje, Lumturi Lapardhaja Demiri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s