Gazeta Emigrati: AUTORË, VEPRA MBI FATIN E ATDHEUT – RIFAT KUKAJ / Nga: Ferhat CAKAJ

Gazeta Emigrati: AUTORË,  VEPRA MBI FATIN E ATDHEUT – RIFAT KUKAJ

 

Nga: Ferhat  CAKAJ   

Ka lindur më 1938. Shkollën fillore e kreu në Drenicë, ndërsa të mesmen pedagogjike e kreu ne Prishtinë. Si punon vetëm pak vjet  mësues në fshatin e lindjes, ai nis punën si gazetar e redaktor në Radio Prishtina e më vonë redaktor në Televizionin e Prishtinës.  Kurse që nga l975 ai bëhet drejtues i redaksisë së letërsisë për fëmijë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”.

Rifat Kukaj shquhet si një ndër shkrimtarët me prodhimtarë të letërsisë sonë në fushën e poezisë dhe të prozës. Shquhet si poet e tregimtar i letëresisë për fëmijë, si romancier e novelist për të rritur, si gazetar e publicist i radios e televizionit të Prishtinës. Është autor i më shumë se njëmbëdhjetë romaneve për fëmijë e për të rritur, i dhjetra novelave e vëllimeve me tregime si dhe i shumë vëllimeve me vjersha për fëmijë. Është i përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në Tiranë i janë botuar fare pak vepra, lexuesi ynë brenda kufinjve të mbrapshtë shtetëror e njeh vetëm përmes disa  veprave dhe botimeve në periodikët tanë të letërsisë për fëmijë.

Vepra të tilla si romanet “Minuku i përhime”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Shkrepi i diellit”, “Droja”, apo përmbledhja me tregime e novela ” Qafa e ujkonjës” janë vlerësuar nga lexuesi dhe kritika në periodikë si vepra me vlera të veçanta letrare e që zënë një vend të merituar në fondin e letërsisë sonë për fëmijë. Pa pasur si qëllim të flasim gjerësisht mbi veprat e shumta të këtij autori, mund të marrim si shembull romanin e tij “Droja” që u botua edhe në Tiranë. Është me shumë interes për fëmijët e për të rriturit kjo vepër. Është shprehje e talentit të autorit mënyra se si ai e ka ngritur romanin, se si përmes një figure, përmes një heroi fëmije ka mundur të rrezatojë aq mesazhe të mëdha, aq të vërteta të jetës po me atë thellësi, gjerësi e bukuri edhe për një vepër të denjë letrare edhe për të rriturit.

Rifat Kukaj

Emigracioni politik dhe ekonomik në Turqi e Gjermani; gjakmarrja, grindjet e vëllait me vëlla, pabesia e armikut , problemi i dhimshëm i shitjes së vatanit , i trojeve të të parëve,  mbeturinat e moralit, shprehive dhe zakoneve patriarkale e feudale në dëm të unitetit, të bashkimit, në dëm të vendlindjes janë halle e derte të përmasave të medha, janë dhimbje e shqetesime të një kombi të tërë.

Autori mjeshtërisht i jep ngjarjet si në fluturimin e disa ditëve, ndërsa të rrëfyerit edhe të legjendës, të kujtimeve me anën e retrospektivave e digresioneve ai na çon  shumë vjet përpara  dhe na thotë se tragjeditë  janë luajtur në Shkemzë e Drenicë , ashtu si po luhen edhe në prezentin e romanit, gjithnjë, përsa kohe që  pushtuesi i huaj vret e pret si në shtëpinë e vet.  Edhe sfondi i ngjarjeve është i tillë si koha,  tragjeditë e shqiptarëve ndodhin ne Shkemzë, Drenicë, në Izmir të Turqisë, në malin e Sharrit, në qytet përpara shkallëve të Universitetit, apo nën lëkundjet e trenit që udhëton për diku në Gjermani. Ndonëse gjithë rrëfimi bëhet në syrin, mendjen dhe zemrën e një fëmije,  autori arrin piksëynimet e veta ideoestetike dhe na thotë në kapitullin e gjashtëmbëdhjetë:”…papritmas gjithë lagja u gjallërua”,kosovarët dijnë të miren vesh me njëri tjetrin, dijnë ku ta tregojnë mençurinë dhe trimërinë, dijnë të bashkohen. Jeta triunfon mbi vdekjen, mbi gjakmarrjen, mbi ndasitë e armiqësite, mbi intrigat e armikurt. Për heroin e librit ka një vend të perëndishëm, është Shkëmeza, vendlindja e tij, është Drenica, Kosova.

Tiranë, Maj 1998

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s