Të konsolidojmë së brendshmi identitetin qytetar / Nga: Lela Kokona Dardha

Të konsolidojmë së brendshmi identitetin qytetar

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Kisha fatin të shkoja në një nga qytetet e Francës, e më saktë, në Paris.Dihet, ai është djepi i kulturës . Ndjeja kënaqësinë e të qenurit e lirë, isha një pjesë përbërëse e kësaj bote ku po më jepej rasti të shihja një nga ngjyrat e mrekullitë e saj. Mbretëronte një qetësi sikur s’jetonte askush në gjithë atë qytet.Ecja dhe rrëqethesha mes ëndërrimeve me sy të etur duke belbëzuar lehtë.Ajo kënaqësi po më dehte shpirtin.Tiktaku i orës sikur ishte i shkrirë i tëri me tiktakun e zemrës time.Një erë e lehtë vallëzonte këndshëm mes gjetheve të brishta.Më dukej sikur ishte një vegim i syve të mi nga dëshira e madhe që kisha të shihja Parisin. Më duhej të merrja tramvajin për të parë mrekullitë e tij.Nuk arrija të shihja në sy asnjë nga udhëtarët, të përshëndesja atë që kisha në krah siç jemi mësuar ne , apo t’a pyesja nga je e ç’fëmijë ke…, të gjithë qëndronin kokëulur duke lexuar apo shfletuar diçka. Sapo zbrita, ndjeva ca të qeshura të shfrenuara dhe një zhurmë.Shikimi im bëri që të bëhesha dëshmitar i një veprimi që më prishi atë ndjesi kënaqësie, aq sa për momentin, kujtova se gabimisht u ktheva në Tiranë.
— ” Ikim shpejt–shpejt se po na vjen ndonjë polic! Ua prishëm qetësinë këtyre që duan qetësi në çdo kohë. Merri ato mbeturinat,qesen, kanoçet ..,ti hedhim në plehra! Foli njëri nga tre shokët.
— Ik ore, s’u bë qameti për një qese e për ca mbeturina, pastaj ,kush tha që i lamë ne?
— Jo,se i kemi pastërtorë të mëdhenj këta francezët,– e kundërshtoi shokun me ironi.
— Po po,mirë e ke ti, se këtu ruan qetësin jo vetëm polici por dhe kalimtarët,qytetarët nuk të lënë të gabosh,menjëherë lajmërojnë policin,- e mbështeti mendimin tjetri .
— “Pse në Tiranë jemi ne ? Këtu ka pak policë, të merr malli të shohësh ndonjë. Këta të huajt janë ndërgjegjësuar s’para bëjnë rrëmujë, i zbatojnë e i rrespektojnë rregullat që kanë vënë dhe s’ lejojnë njeri ti shkeli.
— Pse ka ndonjë ligj të shkruar që të mos bëjmë pis?
— Jo të gjitha rregullat shkruhen o Fredi! Ka nga ato rregulla të pa shkruara që i vendos vetë njeriu shoqëria dhe duhen zbatuar, respektuar, se tregojnë qytetërim,i thonte shokut
— Atëherë mu desh të afrohesha dhe ti pyesja .Në fytyrat e tyre u shfaq një habi.
— Hë mo!? Ju thash se këtu s’të lënë të shkelësh rregullat?- foli njëri duke menduar se isha ndonjë franceze . U kthyen dhe filluan të pastronin vendin.
—Çfardo që të na thotë mos hapni gojë, vetëm kërkoni ndjesë se po na sjell ndonjë polic.Do hamë ndonjë burg për prishje qetësie e dëmtim të pronës shtetërore,– fliste njëri me një fytyrë të bukur qarkuar me një dendësi flokësh të zinj.Ishin adoleshent të ardhur si student, ndërsa njëri kishte vite që kishte ardhur me familjen. Pasi i përshëndeta,i pyeta pse bërtisnin dhe bënin thirrje për t’ia mbathur. Njëri nga ata, mu krekosur duke më thënë :
— Mos ke humbur rrugën ti o nëne? T’a tregojmë ne po deshe.Hajd, nga sytë këmbët. Ku na u gjind kjo zonjushja tani ? Ik e pir…”! Ju qenkeni alamet çunash bukurosh ! Çfarë ju shqetësonë kështu që i trembeni policisë?
— Ja po pastrojmë atë çka bënë pis të tjerët.– foli njëri prej tyre.
— Duhet mësuar të mos bësh pis, pastaj të mësosh të pastrosh,– i lash të kuptojnë se jam në dijeni të asaj çka bënë ata.Si duket vodhe paratë atje dhe doje t’i ndaje me atë tjetrin që u largua? Ai shoku juaj tha se këtu njerëzit janë ndërgjegjësuar, nuk e shohin policin si pjesë të frikës po si pjesë të ndihmës. Po ju, veproni nën trysninë e frikës? Si mendoni, si është më mirë? Pra ,më thoni pse veproni ndryshe kur ju duket më i drejtë ndërgjegjësimi?
— Çfarë s’paskeni ngrënë,Kola,Pepsi,kek…. Për këto rrezikuat veten e prishët ndërgjegjen?
— Ja, harruam të pyesnim ty. Pse rrezikuam,se hëngrëm?
— Jo, se vodhët. Sapo zbrita, pash atë djalin që theu xhamin e asaj që është si frigorifer .
–Ik o plake ik! Ik se mos humbet nëpër këto rrugë të pafundme. Jeni mësuar ju të fusni hundët kudo.Ik ,na lër të qetë!– Ti mor djalë, artikulon me nivelin tënd që ke, me kulturën tënde, me zhvillimin tënd. Puno për kulturën tënde . Kape thelbin e gjërave dhe thelbin e këtij sygjerimi ! Ju jeni të rinj e s’ju ka sfilitur jeta .Kësaj i thonë” Të përballesh me jetën kur s’ je gati.” Atëherëre njëri nga ata ndërhyri:
— E di si është puna? Ky kishte ditëlindjen sot dhe e festuam ja këtu. Futa lekët te ajo që ti e quan frigorifer, po ngeci, nuk po nxirte gjë . I rash ca me forcë, ajo u thye. Kjo ishte e gjitha.– Po pse jo në shtëpinë tuaj? — I thash
— Po ku të gjenin ty të na jepje mënd? Pse thotë? Kështu deshëm.– Bota e brendshme duhet kontrolluar mor djalë.
— Çfarë po më thua moj plake? Si t’a kontrolloj?– foli duke ngritur një cep të buzës së sipërme njëri prej tyre.– Po, kontrollohet në të folur, në veprime. Merr ca doza feeminiliteti,do të ishte mirë.
— Si? Te bëhem homo thua ti? — Jo,nuk e thash këtë,por mënyra e të folurit ,artikulimi fjalës,fjalori që përdorni, zhargoni i fjalëve të mos jetë jashtë çdo etike qytetare. Deri tani, shoqëria jonë komunikonte me Europën nëpërmjet jush, emigrantëve.Jeni pasqyra e shoqërisë sonë.Tani pretendojmë për një imazh tjetër, të shohim veten në një dimension tjetër,më të emancipuar. Duhet konsoliduar së brendshmi identiteti ynë si qytetar europian.Të mos na shohi bota si një turmë individësh ,por si një bashkësi kombëtare qytetare të vetëdijshëm . Ndryshoni mënyrën e të menduarit duke e ndriçuar atë pjesën e errët që keni në mendje, me dritën e dijes dhe vetëm me dije.Të respektoni inteligjencën e njëri — tjetrit. Këto lloj sjelljesh janë të papërshtatshme për ne.
— Po këta francezët na paragjykojnë sa tu themi se jemi shqiptarë.– vazhdoi bisedën ai
— Po këtë pikërisht po them dhe unë mor djema.Duhet punë ,kohë të arrish të kesh një reputacion të mirë.Varet nga imazhi ,performanca që keni krijuar.
— E di ti si më tha njëri një ditë? -” Ju shqiptarët jeni në një psikologji dhe kulturë dhune.Tek ju dominon instikti shtazor. Nuk keni forcë analize në tru. Tek ne, forca e mëndjes njerëzore e mund instiktin shtazor” .- Nuk bëhemi miq kollaj me këta. Na shohin vrëngër. — vazhdonte të shprehte pakënaqësitë tjetri.– Ka të bëj mënyra sesi ti e kërkon miqësinë, mirësinë. Ata tashmë po nguronin të shpërthenin si e nisën ,por vetëm më shikonin në sy si të zënë në faj. .E di dhe unë ,që jemi të ndryshëm në thelb ,si në kulturë, prejardhje, në stil jetese…prandaj rriteni shkallën e inteligjencës. Drita e dijes është me e bukur se gjithçka. Dil përpara pasqyrës fol, atëherë do të shikosh ku je.I shikoja me keqardhje ndërsa flisja e i këshilloja. Filozofia e integrimit kërkon edukimin me një mentalitet të ri,me mentalitetin e Europës ,në gjirin e së cilës duam të integrohemi.U largova duke shpresuar se fjalët e mia nuk shkuan në vesh të shurdhër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s