Kalendari poetik: Izet Sarajlić (1930-2002) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Izet SARAJLIĆ

Kalendari poetik: Izet Sarajlić (1930-2002)

Ka datën e lindjes sot, më 16 mars, Izet Sarajliç, i mbiquajtur Kiko; ishte historian, filozof dhe poet i shquar bosnjak. Një nga organizatorët e “Ditëve poetike të Sarajevës”. Në kohën kur Sarajeva ishte nën rrethimin e kasapëve serbë, qe ndër të paktët personalitete që nuk u larguan nga vendi. Ato kohë u vranë edhe dy motrat e poetit (Nina dhe Raza). Pas vdekjes së Poetit, shoqata kulturore italiane “Casa della Poesia” organizon çdo vit një festival poezie me emrin e tij në kryeqytetin bosnjak. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:

PAS PLAGOSJES

Sonte në ëndërr,
më erdhi Sllobodan Markoviç,
kërkoi ndjesë për plagët e mia.

Qe e vetmja kërkesë për falje prej serbëve
gjatë gjithë kësaj kohe,
dhe kjo, vetëm në ëndërr
dhe për më tepër, nga një poet i vdekur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s