Poezi nga Olga Selmani

Poezi nga Olga Selmani
 
 
Për të mos humbur
 
Në kaos të plotë mendimet .
Për të shpëtuar prej së keqes,
bëj t’i jap formë një mendimi,
për të mos humbur, në heshtje .
 
Trajta të shquara, të pa shquara,
më parakalojnë brenda vetes .
Më duhet, të mos i besoj atyre që shoh,
e të mashtroj, paksa mendjen .
 
Nuk ka trajta të pastëra .
Në kaos jetohet me të gjithë .
Unë jam një grimcë si gjithë të tjerat,
pa fund e pa fillim .
 
 
Ndodh
 
Kjo ikje, jo se s’do të ndodhë .
Fundi i udhës së dallgës, i di brigjet .
Kjo s’do të thotë se deti do të mbetet pa dallgë
e të hezitojë dallga, të përpiqet .
 
Një nga një ngrihen dallgët,
si shfrim, si kryengritje .
Zemëra e detit në të thellë,
herë bën atake, herë zgjime .
 
Jo, se nuk e dinim fundin e fundit,
po të panevojëshme janë ankimet .
Ndodh, të ik unë e para
e nga ty, si dallgë të ndiqem.
 
 
 
Nën lisat e mi
 
Pranvera i gjelbëroi degët tona
e përmbi to fryn veri,
nën lisat e mi, kësaj ane
këtu, tek shkruaj poezi .
 
Përtej pyll i dëndur më fton,
të hyj më thellë, zemërës së tij,
të ulem në tokën e heshtur,
ku mar vetëm dashuri .
 
Dashuri, pa asnjë kusht,
të cilën në zemër e ka,
për gjithë ata që e duan
dhe gjithë ata që e lanë .
 
Pranvera i tundi degët,
duke më përmëndur tek shkoj .
Mendimet, tutje më ikin .
Nën lisat e mi, vjershëroj.
 
 
 
Si heshtja e grave
 
Mëngjesi i së dielës, sapo zbriti,
qetësisht si heshtja e grave,
e atyre, që brënda vetes mbajnë,
të pathënën e madhe .
 
Po t’i gërvizhdësh pak heshtjet,
si këta qepenë dyqanesh në mëngjes,
që gërvizhdin gjumin e qytetit,
do të shohësh brënda tyre, tjetër jetë .
 
Jetët e pathëna rrojnë brënda qelizës .
Të pathënat e grave zotërojnë me heshtje .
Ti që tërhiqesh pas të panjohurës,
do të gërmosh brenda saj, për një gjetje .
 
Jashtë, ka mëngjes të diele,
mbështjellë me enigmë qetësie .
Si heshtja e grave mëngjesi,
ku asnjëherë, nuk i dihet.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s