Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

GRATË E JETËS SIME

Erdhi koha të shpall gjithë tradhtitë,
Lidhjet me gratë që askush nuk i di.
Se gjëra të tilla nuk shpallen çdo ditë,
Gratë e jetës sime, s’ishte një, po tri.

Herë shfaqen bashkë, herë një nga një,
Ardhur të tria, nga të tjera galaktika.
Herë një qiell i vetëm, brenda s’i nxë,
E herë kthehen lot, thjesht si tri pika.

Gratë e jetës sime, caku i çdo malli,
Që çdo shikim tjetër, e tresin si vesë.
Jo se unë derën, e kam mbyll i pari,
Nëse s’kisha ato, mos më zini besë.

Tani s’kam frikë, të shes dhe trimëri,
E të tregoj flirtet, që kisha me femra.
Gratë e jetës sime, s’ishte një, po tri,
Në doni më tej, i them dhe me emra.

 

DUKE NDJEKUR TY

Duhet të di gjithçka, në detaj,
Për avionët, lartësitë e frikën.
Sa kohë që atje, diku në skaj,
Është një grua që si mall ikën.

Për trenat që harbohen si kuaj,
E malin e shqyejnë me dalldi.
Sa kohë që pas xhamit, e huaj,
Është një grua, ikur në arrati.

Dhe të njomë cepin e shamisë,
Në ëndrra që e mundin burrin.
Sa kohë në trenin që u gremisë,
Është një grua që ma heqë trurin.

Të di për sëmundjet, gjithçka,
Kur vijnë papritur, nëpër natë.
Sa kohë që pranë teje, në krah,
Është një grua që thua s’dihat.

Për qelizat dhe për indet e butë,
E që duhet me frymë të preken.
Sa kohë duke u lutur:-Më puth!
Është një grua që rivretë veten.

Pastaj të gjej ku shfaqen plagët,
Në pore, në gjinj. Ah jo në gjinj!
Sa kohë që, ndërsa si ule armët,
Është një grua që s’fle në brinjë.

Dhe kur frikën ta kem lënë pas,
A ankthet që i kisha në mendje.
Të flak tej çarçafët, të të rivras,
Të prish gjumin se më çmende!

 

EPITAF DHE PËR ATA QË S’KANË IKUR ENDE …

Të kam dashur, të desha pa kushte,
Dhe kur thuajse i humba të gjitha.
Dhe kur shpirtin ma zure në kurthe,
Dhe kur brenda teje kishte ngrica.

Të kam dashur, të desha më tepër,
Dhe kur mallin ma largoje me ngut.
Dhe kur ti e flakje si leckë të vjetër,
Të kam dashur, të desha pa kusht.

Dhe kur mblidhja pas teje në baltë,
Mallin që shkëputa për ty nga vetja.
Dhe kur s’munda të thosha:-Mjaft!
Ta dish, o Zot, pa kushte të desha!

E them tani që s’bëj dot më asgjë,
Tani që malli u kthye pirg me dhè.
Si nuk të vura një kusht, vetëm një:
Të mos ma shkelje barin mbi kube?!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s