SI U NJOHËM DHE U TAKUAM PËR HERË TË PARË ME POETIN AGIM SPAHIUN / Nga: Nehat Jahiu

KUJTIME : SI  U NJOHËM DHE U TAKUAM PËR HERË TË PARË ME POETIN AGIM SPAHIUN

 

Nga: Nehat Jahiu

Ishte fillimi i muajit shkurt të vitit 1993 . Anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve të Klubit “ Jehona e Karadakut” ishin në një aktivitet të vrrullshëm dhe të pandalur gati të pandërprerë ditë e natë duke u amgazhuar për shumë aktivitete që duhej bërë për “ Takimet Poetike të Karadakut”, nxjerrjes në dritë të revistës për letërsi, shkencë dhe kulturë “ Doruntina” dhe shumë e shumë aktivitete tjera që në këtë kohë duhej të bëheshin në Kumanovë- Likovë e më gjërë në Republikën e Maqedonisë në aspektin kulturor që kishin ngelur ose ishin ndaluar nga sistemi i mëparshëm, por edhe nga ky që ishte në tranzicion në këtë aspekt kishte pengesa, por zelli dhe dashuria e artdashësve të Kumanovës dhe Likovës nuk kishte të ndalur, por kontributi i anëtarëve të këtij klubi shtrihej edhe më gjërë, kështu që anëtarët e këtij klubi ishin edhe shumë aktiv në themelimin e Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni që edhe ishin ndër të parët prezent në kuvendin themelues mbajtur gjatë kësa kohe në Tetovë.

Pra, anëtarët e këtij klubi shtrinin aktivitetin e tyre pos në Kumanovë edhe në shumë edhe në shumë aktivitete kulturore. Mu nga këta anëtarë  më datë shtator të vende tjera të banuara me shqiptarë Më vitit 1990 u ngrit këshilli nisëmtar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare ku prezent ishin edhe Kryetari  Bashkësisë Kulturore Shqiptare të Maqedonisë z. Abdullah Mehmeti dhe Dr. Fadil Sulejmani. Ky këshill nisëmtar kishte e  programin e vet kulturor të shqiptarëve.Gjatë shkurtit të vitit 1993 kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Klubit të Kumanovës z. Fadil Bekteshi pasi e kishte dorëzuar revistën “Doruntina” pë botim në Prizren do  të takohet në Shqipëri edhe me njërin nga krijuesit e mirënjohur të letrave shqipe tani të ndjerin poetin z. Agim Spahiu . Z. Fadil Bekteshi do kthehte në vendlindje e tij në fshatin Llopatë sëbashku me poetin kuksian z. Agim Spahiun dhe në mbrëmje do të na thërras një numër të anëtarëve të kryesisë së Klubit të Shkrimtarëve në shtëpinë e tij që të na njoftoj me rrjedhat e punës së revistës “ Doruntina” dhe njëherit do të na njoftoj me poetin e mirënjohur z. Agim Spahiun që deri natën vonë do të bisedojmë rreth aktiviteteve kulturore e sidomos të aktiviteteve të klubit tonë të Kumanovës, revistës për letërsi, shkencë dhe kulturë “ Doruntina” dhe për shumë çështje tjera kullturore në hapsirat shqiptare. Të nesërmën në mëngjesin e fillim shkurtit të vititit 1993 unë udhëtova me autobus nga Orizarja vendlindja ime në shtëpinë e z. Fadil Bekteshit në fshatin Llopat ku pimë nga një kafe dhe z. Fadili do të udhëtoj për në Shkup ku punonte në gazetën  “Flaka e vëllazërimit”, ndërsa unë me poetin z. Agim Spahiun me atobus vijmë në shtëpinë time në fshatin Orizare, ku z. Agimi do të qëndroj gati një javë tek unë dhe do e redaktoj librin tim m e poezi “ Të pret malli që na treti” i cili po gjatë vitit 1993 edhe do të botohet.

Ky ishte libri të cilin me dhuroi Agim Spahiu në shtëpinë time në Orizare që do e ruja si kujtim derisa të jem gjall.  Sa qëndroi tek unë z. Agim Spahiu disa mbrëmje vinin për ndejtur dhe biseduar edhe disa anëtarë të kryesisë së  Klubit të Shkrimtarëve “ Jehona e Karadukt” si Fadil Bekteshi, Hajrullah, Misini, Burhanedin Xhemaili etj. Gjatë qëndrimit në Kumanovë Agim Spahiu redaktoi edhe një librin të shkrimtarit Burhanedin Xhemailit “ Drita e vonuar” poezi (1993),librin e Fadil Bekteshit” Udhëtime nëpër skëterrë”(1993) etj. Për ne ishte një privilegj që në mesin tonë ta kishim një poet të mirënjohur të letrave shqipe siç ishte Agim Spahiu. Kontakte e Bashkëpunimit në mes tëdisa anëtarëve të Klubit të Shkrimtarëve dhe bashkëpunimi me te nuk do të mungonin derisa ai ishte në mesin e të gjallëve. Kurr nuk do ta harroj reportazhin që kishte bërë pas kthimit bë Kukës dhe kishte botuarmbresat e tij në mesin e vëllezërve të tij të një gjaku në Komunën e Likovës, Kumanovëa, Tetovëës dhe e kishte botuar në revistën “ Lima” të cilën e botonte vet Agim Spahiu.

 

PO KUSH ISHTE AGIM SPAHIU?

Agim Spahiu u lind në fshatin Kolesjan më 22 prill të vitit 1952. Ai kreu shkollën e mesme në gjimnazin e Kukësit dhe studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik trevjeçar të Shkodrës për gjuhë-letërsi. Përfundoi studimet në vitin 1974 dhe për 15 vjet rradhazi punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në rrethin e Hasit,në Gjinaj dhe shkollën e mesme të Fajzajve.

Në moshën 18 vjecare ai kishte botuar vëllimin e parë poetik me titull “Liria”. Libra të tjerë në prozë e poezi të tij janë : “Duart e Punës”(1973), “Vjen në moshë”(1982), “Këngë për Idën e Hasin e Bardhë”(1982), “Të jetosh me ty”, “Është koha të duhemi”(1990), “Njeriu mbi Pikëllimë”, “Kurpalet” etj.

Agim Spahiu vdiq aksidentalisht më 14 dhjetor të vitit 1993. Vdekja e tij e parakohshme qe një humbje për arsimin, letërsinë dhe kulturën e Kukësit. Me dekretin nr.786, datë 3 mars të vitit 1994 është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të Parë. Pas vdekjes së poetit Agim Spahiut Klubi i Shkrimtarëve “ Jehona e Karadakut”  Kumanovë-Likovë në shenjë respekti organizoi një Akademi përkujtimore për të ndjerin poetin dhe mikun e shumë anëtarëve të Klubit të Shkrimtarëve të Komanovë –Likovë Kjo Akadami do të mbahet në një mbrëmje të vitit 1994 në Sallën e ish Komitetit Komunal ku u përkujtua jeta dhe veprimtaria e poertit të mirënjohur shqiptar Agim Spahiu dhe ku u evokuan shumë kujtime nga miqtë e tij të afërt që kishin rastin të njohin vetëm veprimtarinë e tij gjatë leximit të librave të tij të botuara, por që kishin rastin ta njohin nga afër fizikisht dhe shpirtrisht të ndjerin mësuesin dhe poetin e respektuar z. Agim Spahiun.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s