Të vetmin diell… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Të vetmin diell…

I lodhur shikimi humbet zbehtësisë
përtej fasadave që fshehin shkëlqim,
diku mes kryqëzimit ku feksin fanarët
pritjes së stërgjatur të hapave heshtje
kohës eklipsuar imazhit të rremë
tërhequr zvarrë mesnatës hije.

Mjegulla të trishta rrethojnë këtë tis
ngritur pezull në ulërima ere
klithje marrëzie për atë që shkoi
fshehur ende në të thella kujtime
thinjur e zbardhur kreshtave më të larta
ftohtësisë së një dite të vetme dimri.

I lodhur shikimi tretet zbrazëtisë
ajrit të dehur formave absurde
kaosit shpërndarë në trajta të turbullta
e pluhurit kozmik endur thërmije.

E lodhur dita kurtheve të fatit
mbi maja ajzbergësh që gërvishtin retë
yjeve të vonuara dergjur premtimi
në pritje shkëlqimi
të të vetmit diell.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s