“Fletë të bardha” dhe “Lule të kuqe, lule të zeza.” (Mendime rreth dy filmave) / Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

“Fletë të bardha” dhe “Lule të kuqe, lule të zeza.”

(Mendime rreth dy filmave)

Shënjimi kinematografik

Letërsia edhe Shqipëria:

 

Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

“Kur mendoj për letërsinë, mendoj për Shqipërinë”

Kjo është tema e debatit në një mizaskenë të filmit “Fletë të bardha” të regjizorit Mevlan Shanaj, me skenar të Natasha Lakos. Debat që ndante në konceptim, protagonistin kryesor të filmit me një përfaqësues të nomeklaturës së asaj kohe. Dhe jo vetëm kaq. I gjithë filmi do të shenjëzonte domosdoshmërinë e thellësisë së forcës së neokriticizmi ndaj scleroartit të kohës.

“Fletë të bardha”, është një film i prodhuar në vitin 1990, mbas të cilit ngjarjet historike do të rrokullisen shpejt, pa patur kohë reflektimi e përvoje. Por si në asnjë krijim artistik, fabula e këtij filmi gërshetoi marrëdhëniet

njerëzore mes brezave, brenda familjes, shoqërisë duke na dhënë njeriun shqiptar universial, e Shqipërinë si pjesë natyrale, ku lidhjet me tokën, pronën, indentitetin kulturor e temperamentin mesdhetar janë të patjetërsueshme prej thelbit i të qenit i pastër me vetveten e i ndershëm me të tjerët!

“Fletë të bardha” i ngjason një site të hollë me natyrshmërinë që e karakterizon Natashën, të sjellë kësaj here me skenarin e filmit temën e ditës, ku spikatin karaktere të fuqishme me luftën e tyre të brendshme. Edhe detajet regjizoriale të Mevlan Shanajt sjellin atmosferën autentike të kohës, duke përçuar tek shikuesi tematikën e dramës së tij ekzistenciale në panatyrshmërinë e deformimeve diabolike që kërkonin zgjidhje radikale.

Ishte guxim i madh për kohën të trajtoje lidhjet e njeriut me pronën. Dhe “format e reja” të përshtatjes, që sollën tjetrësim e degradim total të të ashtuquajturit njeriu i ri. Natasha u kërcënua për këndvështrimin e këtij filmi unikal në kinematografinë tonë. Fletët e bardha, në duart e Kadri Rroshit në rolin e Xheladin Gjikës në fund të filmit e porosia e tij dhënë të birit :“shkruaj mirë” është në vetvete edhe kredoja e artit të saj. Ky film shenjon prologun e dramës ekzistencialiste e të dhimbshme që luhet edhe sot prej çerek shekulli, e merr viktimat e radhës. Aty ku mungon drejtësia e ligjshme e pronës, aty ku mungojnë ekuilibrat i shtetit e paqja shpirtërore e njeriut!

“Unë do ta shkruaj librin për babanë”, – premton shkrimtari Emir Gjika, në lojën e spikatur të Rikard Larjas. dhe do të zbuloj lidhjeve tij me fushën e aviacionit, aty ku kishte qënë ara e tij, pusi i ujit e pema e arrës që e kishte prerë me duart e tij, por që nuk ishin prerë rrënjët e thella të psikomentalitetit të së kaluarës që na mbajnë fort edhe me të tashmen, e na bëjnë të ëndërrojmë themele të sigurta për të ardhmen e brezave!

Mendoj se nuk është rastësi që i kthehemi risive të këtij filmi, që tronditi opinionin e etur për ndryshim. Filmi u shoqërua me diskutime të zjarrta nga të rinjtë e shkollave të mesme e të universitetit. Do të ishin këta të rinj protagonistët e ngjarjeve të mëdha të pas “90. Nuk është rastësi fundi i hapur i filmit që linte vend për diskutime e reflektime. E spikatur e mbresëlënëse mbetet në kujtesën e shikuesit loja e vetë përmbajtur e Pavlina Manit, gruas e nënës zemërdhimbsur e tolerante në ruajtjen e ekulibrave familjarë dhe dashurisë së saj. Figura e Kristinës, e luajtur prej saj është një Andromakë e artit shqiptar.

Gjuha e kameras foli me gjuhën e artit të vërtetë në kapërcyellin e epokave. Ndjeshmëria artistike, intuita e krijuesit i kishin paraprirë proçeseve historike. Koha tregoi qytetarinë e shoqërisë shqiptare njëkohësisht dhe se ku kishim gabuar!

Bashkëpunimi Mevlan – Natasha në kinematografinë tonë bashkëkohore, filma e dokumentarë, rezulton jo vetëm i sukseshëm por është dhe i gjatë në kohë. Ky bashkëpunim ka edhe një kulm tjetër. Atë të mishërimit me gjuhën e filmit të pasojavet më të dhimbshme që përjetoi shoqëria shqiptare mbas ngjarjeve të “97.

Ky është filmi “Lule të kuqe, lule të zeza”. I prodhuar në vitin 2002. Të dy filmat e kanë kolonën zanore të kompozuar prej mjeshtrit të madh e të talentuar Kujtim Laro. Një tjetër element i rëndësishëm I këtij filmi, që e çon lojën aktoriale tek shikuesi në detajet më domethënëse, imazhin e pastër e të shoqëruar aty këtu me një mjegull është kamera e Afrim Spahiut.

Zëri fëminor i këngës që hap e mbyll filmin të drithëron. Simbolika e togfjalëshit, kuq e zi, që i japin titullin këtij realizimi është e familjarizuar për shqiptarët në planin e simbolit kombëtar. Fjala lule, në simbolikën e bukurisë e brishtësisë apelon bindshëm. Por pafajësia fëminore nuk mund  të ndalë rrjedhën tragjike të ngjarjeve. Në jetën normale ndodh që gëzimi dhe hidhërimi të jenë “motër e vëlla”, por në kontekstin e filmit, ato janë një këmbanë alarmi për rizgjim! Boshatisja e fshatit me gjurmë të thella në histori, simbolizon vetë Shqipërinë. Largimet e banorëve të kujtojnë valët e emigrimit masiv sidomos të të rinjve. Fenomeni i emigracionit është i vjetër e i përsëritur dhe në popuj të tjerë. Edhe sot, ai është shumë aktual në vendet e konfliktuara e me varfëri të skajme. Filmi nuk merret me anët pozitive të këtij fenomeni, as me lëvizjen e lirë të njerëzve në botën e kulturuar.

Krahas shtetit inekzistent autorëve u ka interesuar fati i femrës. Në qendër janë figurat e Liliana e Ana Golemi Pasha, nënë e bijë, që përballen me botën maskiliste. Në marrëdhëniet më të denatyralizuara. Jeta e ka humbur normalitetin. Dhe ndëshkimi ndaj tyre është fatal. Ngjarjet shkojnë në kufi të absurdit. Shikuesi ndeshet me pamjet e një shoqërie që nuk reflekton asnjë grimcë civilizimi, pune e vitaliteti. Shkolla, që duhet të ishte plot jetë, ka mbetur me një mësues që kujdeset për të, por pa nxënës. Hija e vdekjeve të pamerituara të Anës dhe Nanit, mbizotëron në një terren të ngurtë të fertilizuar nga ikja pa kthim e banorëve të fshatit. Dhe kthimi i Benit, burrit të Anës me hakmarrjen e dhunshme ngjan mitik. Ai nuk i afron asnjë zgjidhje vetmisë vrastare të personazheve. Në një botë të nënshtruar nga preversiteti dhe dashuria ngërthehet paqshëm kuq e zi. Ajo nuk mund të shërojë këtë botë të helmuar. Gotën e pelinit të vetmisë e ngrejnë me fund të gjitha shtëpitë e ngurta të rrethuar me avllitë e moçme të ndërtuar me gurë të bardhë!

Detaji i këpucëve të hedhura, këpuca me taka në dorën e aktores Yllka Mujos në dasmën e së bijës, demi i therrur keq, thikat e paprehura, etj përbëjnë disa nga ato elemente të alegorisë therrëse që shoqëron gjithë filmin. Duket se kohët moderne në Shqipëri janë pasqyrë e fenomeneve instiktive të qënies së dhunuar që në embrion nga vetgjyqësia. Edhe loja e aktorëve, gjuha e tyre është vulgare edhe vetmia shpirtërore një tmerr pa fund!

Ky vend nuk të pranon lehtë. Ai, ose të kthen në një hamletian që vë egon e tij në qendër të universit për të ndryshuar botën, ose të kthen në një individ që e pranon fajin e përfundon i pakuptuar në çmendinë. Dëshira për t’i bërë autopsinë trupit të Anës të luajtur nga Elia Zaharia tingëllon si një skanër i një kohe, ku jeta e vdekja e kanë humbur kuptimin e vet.

Është e shkruar bukur e vërteta mbi fletët e bardha!

Role të denja për një kastë aktorësh që nuk perëndojnë nën regjinë ekselente të artistit të madh, Mevlan Shanaj!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s