Kalendari poetik: Henrik Ibsen (1828-1906) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Henrik IBSEN

Kalendari poetik: Henrik Ibsen (1828-1906)

190 vite më parë, më 20 mars 1828 u lind Henrik Ibsen, në një familje me prejardhje skoceze. Në Shqipëri i bë i njohur nga shqipërimet e Fan Nolit, që solli në shqip mes të tjerash dramat e tij “Armiku i popullit” dhe “Shtëpia e Kukullës”. Ishte dramaturg, regjisor teatri dhe poet i shquar norvegjez, mbahet nga kritika si babai i dramaturgjisë moderne. Ja përzgjedhja ime në përvjetorin e lindjes së Ibsen-it:

ALBATROSI

Në fund të dheut gjen albatros, asgjëkund tjetër:
Këtë e kam dëgjuar nga detarë të vjetër.

Zhyt flatrat e tij të mëdha në shkumbë përmbi det
Dhe pa prekur valët më tej vazhdon sikur rrëshket.

Zbret me valët bashkë dhe me to ngjitet sërish.
Në mot të bukur hesht, klith vetëm gjatë stuhisë.

Mes qiellit e humnerës, si ëndërr pezull qëndron,
I çuditshmi shpend, që as noton dhe as fluturon.

Më i rëndë se ajri, se dallga më i lehtë,
O shpend poet, ky është fati yt, prej zogu poet.

Vetëm më vret, se ata që mbahen për të ditur,
Thonë këto janë përralla, nga detarët stisur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s