Kalendari poetik: Ovidi (43 a.C – 18 d.C) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Publio Ovidio NASONE

Kalendari poetik: Ovidi (43 a.C – 18 d.C)

Poeti romak Ovidi, (Publio Ovidio Nasone) u lind më 20 mars, në vitin 43 para Krishtit.
Në “Komedinë Hyjnore”, Dante e takon Ovidin në ferr sepse qe lindur pa marrë pagëzimin, por e vendos atë mes “shpirtrave të mëdhej” (spiriti magni) me Homerin, Horacin etj; kurreshti të tjera ka në wikipedia, unë po jap një poezi prej tij

KAM ZËT…

Kam zët kur akt i dashurisë nuk shkon gjer në fund,
për të dy dashnorët njëherësh; dhe prandaj
për çupërlinat nuk më ha malli shumë;

femra që vjen me mua si me zor, s’më pëlqen,
ka ndonjë detyrim dhe jepet, prandaj më vjen
ndërkaq rri si kërcu dhe hallet e saj mendon;

edhe një epsh i shtirur nuk bën për mua
një që e bën e detyruar nuk e dua,
është një lloj shërbimi që nuk më bën punë.

Rënkime kënaqësie, ja ç’dua unë,
rënkime që nga shpirti dalin e s’njohin cak;
pale të më thotë “mbahu, vonohu dhe pak”.

Eh, kur vallë do të shoh një femër të etur,
syperënduar, që rënkon me zë të mekur!
Sa kohë u bënë që të tillë s’kam prekur!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s