Poezi nga Salih Salihu

Poezi nga Salih Salihu
 
 
Biseda
 
Dorë për dorë gjerë këtu,
një varg për ta stolisur.
Ju për ne, ne për ju,
mendimet për ti goditur.
 
A s’më thoni pra,
pse duar kryq qëndrojmë!!.
Një yll nga qielli s’ ra,
në sy ta vështrojmë.
 
Duke shkelur në mendime,
duke harruar detyrën tone.
Pse dikur jepnim premtime!!..
tani sikur na është bërë vonë.
 
O të dashur atdhetar!
Eshtrat të jenë lloj alfabeti.
Që të ardhshmit veprimtar,
në pluhur të harresës të mos na tretin.
 
Pa predentime të mëdhenjë të jemi,
kurrë të mos dalim jashtë modestije.
Gjithnjë ta shikojmë, hapin ku e vemi,
Të jemi vetëm një grimcë historije.
 
Sepse stinët ndryshojnë dhe vitet,
E gjeneratat lavdërojnë dhe pështyjnë.
Kur s’ është keq ,e mira duhet të pritet,
Të gjitha gjasat drejtë saj na shtyjnë.
 
Këtu agjë s’po sjell risi,
Këto mendime rrjedhin nga Unë.
Disa doti marrin si porosi,
E në hap të pare doti vënë në punë..
 
Unë e di e di edhe ti,
Që koha nuk prêt por ikën.
Duku tek Unë , ose dote vi,
Askush s’ mund të na fus thikën.
 
 
 
Ç’është kjo tokë
 
Ditët që se zënë njëra tjetrën ikën,
Testamentet e pa zbuluara,fshihen në vetye.
Fjalët në rrashta, që se njohin frikën,
Në shtytje,veprime,në mendje tretën.
 
Arkeologët, në rrashta gjurmojnë,
Në hirin egjurmëve arkeologjike.
Me hirin token don ta ndërrojnë
Nderin dhe besën duan ta bëjnë mike..
 
Në rreshta,fjali pike çuditëse vëhen,
Ç’ është ky hi,këti gjurmë zjarri!!…
Në zbulime asnjëherë nuk dehen,
Aty ku është hiri aty është varri.
 
Aty ku është varri, aty është lindja,
Aty është fëmiju, aty gjallëron jeta.
Në relikte,koka kështu mbretëron bindja,
Në anale kohe , vijëzohet e vërteta.
 
Qoftë jetë e ëmbël apo e hidhur,
Qofshin burgje edhe kazamate.
Rapsodi , telin e ka lidhur,
Gjërat s’ ndryshojnë thotë Brenda nate
 
Agimet në mbrëmje nuk lindin,
As fara nuk binë menjëherë.
Gjersa ugaret plugjit ti bindin
Të kaloi dimëri , të arrihet në verë.
 
 
Gjurmët
 
Gjurmët e harresës në lashtësi,
Ma ngjallën kujtesën e pare.
Të ngritëm në këmbë përsëri,
Ta zgjoi ndërgjegjen e vrarë.
 
Shigjeta të prehta drejtuar ,
Në murin shkëmbor u thyen.
Me helmë të ndyta duar,
Në vrerë të gjitha shpërthyen.
 
Shtiza, që mbajnë qiellin,
Në gjysmë hark, kthehen.
Me zemërkërkojnë diellin,
E jo, në hije të dehën.
 
Mendime të renditura në vitrina,
Ngre kokën, pasqyrë rrëfyese.
Në male,fusha,suka, kodrina,
Me fjalë vite kërcyese.
 
Në tel çiftelie,lahut bisht mazi,
Një zë buron nga thellësija.
Një fytyrë e vrejtur, tjetra buzë gazi,
Botë e tërë nga lashtësija.
 
Furka,vegshi, sopata ,monedha,
Krenar në këndë goditur.
Album fytyurash që si ze predha,
Armë me ar stolisur.
 
 
Umbla e përgjakshme
 
Për ata të shtypur e të vrarë,
Për ata ,që mbijetuan masakrën e pa pare
Që nën hijen eqiellit pa diell,
Armët në gjokës, plumba u kanë viell.
 
Shpesh, në natën e errët pa fjalë,
Vetëm një klithmë nga çekani e thika.
As porosi, as testament, për djalë,
Nëpër brezni,të mos mbretëroi frika.
 
Vëzhgues I vetëm rrjedha e lumit.
-A ndonjë shelgë, dëshmitarë në hapësirë.
Ringjallje ishte vdekja nga plumbi,
Që bëhej natën pa të gëdhirë.
 
Duke shkelur në thonjët e tyre,
Gjilpërat njomeshin në gjak.
Ky është realitet I një pasqyre
Që nukl frikësoi shqipen aspak
 
Ng ata; që skllav na deshtën
-edhe të vdekur; ishim të gjallë.
Kur lumi rrëmbeu qeleshën,
Ahtrigave tëp natës datën ua ka kall.
 
Maskën e errët, ua heq nga koka
Satrapve, mizor;të pa fre.
Heshtje e martrëve,burim nga toka,
Gjurmët epa shlyeshme ndër ne.
 
Dora e zgjatur, e mbretërve barbar,
Kërkonte zhdukje , të fares pa gjurmë.
Shfarosje,shpërngulje,ndarje për shqiptarë
Shpesh në heshtje pa zhurmë.
 
Koha shikoi në sy ironin;
Dhe duart, e përgjakura të fronit.
Dikush filloi ta gjykoj historinë,
Dhe mostrat që mbretëronin.
 
Umblat; me gjak për tu mbush.
Apo ,historija njerkë për ne.
Pyetje retorike shtroi dikush.
Për tu krijuar e përgjakëshme epope.
 
 
 
Pa jetë s’ ka jetë
 
Një masiv shkëmborë, bënë roje
Për t’I mbrojtur mbarë këto troje.
Aty, ku frymë mori Jusufi
Që shpërthente si Vezufi.
 
Aty ku jetoij gjallërija,
Shkup e Shkodër male e vërri.
Aty mori gjak poezija,
As gjakësor aty s’do rri.
 
Grykë e thellë ,male I thepisur,
Me lëndinat në Fushëgrop.
E mendimet duke goditur,
Pa e vënë hapin s’do bërë hop.
 
Fjala e Shkëmbit, fjalë malësori,
Mori dhenë,në fushë e në vërri
Po lirinë e shtrnjët kush mori!…
Pa u derdh gjak kurrë s’do të vi.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s