POEZIA… / Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

POEZIA…

C’dhimbje vola nga pamundesia,
Per te derdhur vargjet kur me vije,
Si zjarr prej qiellit… si vetetime,
E brenda shpirtit digjje… zjeje…

Shpesh me zgjoje padurimin,
Dilja prej shtrati,
Ne fshehtesi si ne nje takim,
Kur dashuron e vdes prej ankthi,
Mezi shkoja ne kuzhine,
Per t’mos u kuptuar,
Nisja ndonje pune,
Por pa u ndjere,
Pa bere zhurme,
Se te gjithe ishin ne gjume,
E po t’me gjenin,
Per te cmendur do te me merrnin,
A imorale q’tradheton kurore,
Q’ngrihet naten,
Takon dashnore!

Eh, poezi sa vuajtje me solle,
Sa here te shkrova,
Aq here te dogja,
Po me e tmerrdhme, kur te humbja,
Mos dikush te merrte si prove,
E provat edhe me i aferti i perdorte,
Per ta pasur mire me Partine,
Me denonconte poezine!

Ti qe shpetimi i vdekjes sime,
Se bashke me zjarrin sillje dhe lotin,
Te mos kisha derdhur rreke,
Une dhe Ti do hanim dhe!

Ti me largove nga rendomesia,
Rendomsia me mirrte frymen!
Si munda valle te mbijetoj?
Eh, poezi,
Vec Ty t’bekoj!!

Kur vije Ti si kale i bardhe,
Ne flatra muze,
Nga goja zjarr,
Flaken me vije,
Me percelloje,
Me percellime me mjekoje!

Oh, Poezi!
Cfare mund te beja pa Ty?
Cfare mund re bej dhe rani?
Kur zemerohesh,
E s’vjen me zjarr,
Ndhehem n’varr!!

Eh,
Kur me vjen me zile qielli,
Prej kenaqesiae erresohet dielli,
Mijera diej lindin ne shpirt,
Njeheresh driten,
Leshojne syte!!

Eh, moj e dashura ime!
Q’dashuri e vetme mbete!!
Ashtu sic me kupton Ti,
S’me ka kuptuar njeri!!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s