Kalendari poetik: Lawrence Ferlinghetti (1919) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Lawrence FERLINGHETTI

Kalendari poetik: Lawrence Ferlinghetti 1919

Sot mbush 99 vjeç poeti amerikan L. Ferlinghetti, bir i një mërgimtari italian nga Breshia. I uroj jetë të gjatë me këtë shqipërim:

BOTA ËSHTË E BUKUR…

Vend i bukur bota
të lindesh në të
në s’do t’ja dish për lumturinë
që s’e gjen gjithnjë
dhe është qef i madh
në s’do t’ja dish për ferrin
herë pas here
pikërisht kur çdo gjë të vete për bukuri
ama dhe në parajsë
s’është se këndojnë
gjithë kohën.

Vend i bukur bota
të lindesh në të
në s’do t’ja dish
se njerëzit vdesin vazhdimisht
gjithmonë
apo ndoshta dhe prej urisë
por kjo është gjysma e të keqes
në s’ka të bëjë me ty.

Oh, vërtet e mrekullueshme kjo botë
të lindesh në të
në s’do t’ja dish
se ca kokëthatë
na komandojnë atje lart
apo dy tri bomba
herë pas here
mbi kokat tuaja
apo ndonjë prapësi
që prish Emrin e mirë të Shoqërisë sonë
me njerëzit e saj që shquhen
dhe njerëzit e saj që shuhen
me priftërijtë
dhe të tjerë mbrojtës
nëpër shoqata të ndryshme
komisione hetimore
dhe kapsllëqe të tjera
që ne trapat
kemi trashëguar

Vërtet, kjo botë vendi më i mirë në gjithësi
për plot e plot gjëra si përshembëll
të dëfrehesh
të bësh dashuri
të trishtohesh
të këndosh me vete dhe të frymëzohesh
të shëtitësh
të kundrosh gjithçka
të nuhatësh lule
t’u ngulësh sytë si guak shtatoreve
dhe madje të mendosh
të puthësh njerëz
të bësh fëmijë, të mbathësh brekë
të përshëndetësh me kapele
edhe të vallzosh
të notosh nëpër lumej
të bësh piknik në mes të verës
a thjesht të gëzosh jetën

Po
pastaj në mes të kësaj
vjen duke buzëqeshur
varrmihësi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s