Kalendari poetik: Marie Under, poete disidente nga Estonia ( 1883- 1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Marie UNDER

Kalendari poetik: Marie Under, poete disidente nga Estonia ( 1883- 1980)

Më 27 mars 1883 është data e lindjes së Marie Under, njëri nga zërat më kumbues të poezisë estoneze, themeluese e Bashkimit të Shkrimtarëve Estonë dhe tetë herë kandidate për çmimin Nobel, që do ta kishte merituar plotësisht. Me pushtimin e Estonisë në vitin 1944, nga ushtria sovjetike, u arratis me gjithë familjen për në Suedi, ku edhe ndrroi jetë në moshën 97 vjeçare, më 25 shtator 1980. Në vitin 2015, u bë rivarrimi në atdheun e saj, Estoni. Poezitë e saj janë përkthyer në 26 gjuhë, është autorja estone më e përkthyer në botë. Ta përkujtojmë me këtë shqipërim në 135 vjetorin e lindjes:

DENONCIM 

Me gojët e njerëzve të mi qaj, ulurij,
Vendi është goditur me zjarr dhe me hekur,
Nga hijet e të varurve gjithë vendi nxin,
Si varrezë e madhe, mbushur me të vdekur.

Kush vjen të ndihmojë? Menjëherë, tani, shpejt!
I sëmuri ka nevojë, më nuk mbahet dot.
Dhe si cicërimë e zogjve, zëri im humbet
Në zbrazëti: krejt mospërfillëse kjo botë.

Foshnjat qajnë, pleqtë ngashërejnë të brengosur,
Duhet të dalin të gjithë të zhgënjyer në breg?
Gra dhe burra, rënkojnë si drerë të plagosur,
Kjo është përrallë me mbret për ata në pushtet.

Bota është e verbër, bota është shurdhuar,
Të fuqishmit e saj merren veç me marrëzi.
Keqardhje ndjen vërtet vetëm ai që vuan,
Ai që vuan ka zemër, si unë dhe ti.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

-përkthyer nga anglishtja; nga estonishtja në anglisht përktheu shkrimtarja bashkëkohëse estone, Sirje Kiin-

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s