Poezi *Tanka nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi *Tanka nga Vladimir Avdulla Muça

 

***

Kur ra rrufeja largimit
Lisi u ça në dyshë;
U shkretu vendtakimi.
Në dhiarenë e fshehtë
Nuk çeli trëndafili.

 

***
U hirosen ylberet,
Lumejt e ndjenjave
Në fundo mbeten;
Unë të shikoj pa zë:
-Do vish shtegut ku më le?…

 

***
E ndoqa, më ndiqte,
Yshja verem m’u bë
Në shpirt e në sy.
Kafshova karremin e kënaqsisë,
Tutje grepi ish.

 

***
Detë i dashurisë
Korne m’u bëre
Në sytë e mi.
Në shpirt kaltërsia jote:
Zafir i metaforave.

 

***
Tcunami në dashuri
S’është valë shpirti
Që gicërron në ledhati.
Pasi bën harakiri
Tërhiqet duke vrarë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s