Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
***
 
Do të frymoj si shpirti yt
Të ndjej si rrah zemra jote
 
Kur ndodhesh me mua…
Kokën ma pushtojnë
mendime të çmendura
dëshira të zjarrta
pasione dashurie…
 
Nuk e di se ç’je …
dashnor, burrë, apo djall,
ëndërr, realitet apo ç dreqin je ti?!
 
Ledhatim i erës,
që dua të më marrë me vete,
apo një gjethe e tharë që dridhet në ajër.?
 
Det me stuhi apo heshtje e qetësi,
Dëshirë, dashuri apo jeta vetë je ti?
 
Pranverë, vjeshtë, apo buzëqeshje
E verës së zverdhur,
trishtim apo dimër je ti?
 
Vetëm për ty do të jem parajsë,
mëkat i kuq diku atje thellë në ferr.
 
 
 
DO TË DOJA
 
Do të doja me një frymë
t’i fshija lotët…
 
Ligësitë nga bota ime,
t’i largoja.
Me pëshpërima të ëmbla,
t’ia lehtësoja dhimbjen
zemrës së plagosur.
 
Ta çliroj peshën që më shtyp
në shpirt…
 
Do të doja për një çast,
të mbyll sytë,
të harroj vuajtjen, të gjej sërish…
 
Dashurinë!
 
 
 
FALI ZEMRËS DASHURI
 
Në këtë natë,
ndërsa dritat e largëta
duken sikur përkëdhelin qiellin.
Horizonti fshihet.
 
Yjet harrojnë ecjen e tyre.
Thellë shpirtit jetoj
Emocione të zjarrta.
 
Bie një yll,
shuhet si një llambë
në qiellin pa fund.
 
Natën, qetësia mbulon.
Mendimi im fiksohet tek ty,
i mahnitshëm,në bukurinë tënde
magjike.
 
Ti ma ndriçon natën
më shumë se hëna.
 
 
 
VJESHTË
 
Gjethet bien një nga një…
çdo njëra do të lërë në erë
pengun e saj.
 
Të mendoj ty, si puthja e diellit
në rrezen e fundit, atë çast…
 
Tani jemi larg…
Në zemrën time…
akoma qëndron zjarri
që ma ndeze ti…
 
Gushtit do fluturoj, si flutura e verës:
Të të kërkoj Ty
 
Dashuria të lindë përsëri.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s