Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1855-1909) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Innokentij Anjenskij

Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1855-1909)

Sot kalendari shënon më 1 shtator datën e lindjes për Innokentij Anjenskij, poet, kritik letrar dhe përkthyes, një nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit rus; shpesh krahasohet me ”poetët e mallkuar” francezë, si Bodler apo Verlen; poezia e tij ndikoi fuqishëm në brezin pasardhës të simbolizmit rus si Anna Ahmatova, Ivan Gumiljov, Osip Mandelshtam etj. Qe drejtor i gjimnazit në Carskoje Sjello ku pat studiuar edhe Ahmatova që e kujtonte si “mësuesi im i vetëm”. Përzgjodha këtë poezi të tij nga arkivi im duke ju uruar një shtator të mbarë:

PARA PERËNDIMIT (ПЕРЕД ЗАКАТОМ)

Shuhet kaltërsia në qiell,
Ngrin fjala, mbetet nemitur:
Çdo nerv tani pret e përcjell
Të djeshmen këngë të platitur.

O dit’, prit, shëro të lutem,
Këtë zemër të brengosur,
Se me sy dua të futem
Në kopështin e nxirosur…

Verdhësia ka mbuluar,
Tek-tuk, ndonjë lule e shkretë,
Ballkoni dikur gjelbëruar,
Ka mbetur tani si skelet.

Nga zemra shkulma me dorë,
Gjithçka që s’ësht’e vërtetë,
Që ëndrrën e shkuar të njohë,
Nga gazi të hidhet përpjetë…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s